Shqipëria
Arrestohet autori i vrasjes së trefishitë në qytetin e Matit
Qyteti i Matit është tronditur ditën e sotme nga disa të shtëna armësh në fshatin Shëlli.
Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një person tjetër është plagosur, shkruajnë mediat shqiptare përcjell Albinfo.ch.
Sipas mediave autori është banues i po të njëjtit fshat ndërsa pas vrasjes së trefshitë është arrestuar në një urë në Burgajet.
Edhe policia ka njoftuar në lidhje me rastin.
“Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes në fshatin Shëlli. Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes. Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë. Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














