Turizëm
Destinacione për t’u vizituar në Europë: Këto pesë shtete janë të preferuara, mes tyre Përroi i Thellë në Maqedoni
Cilat vende europiane kanë përfituar mbi mesataren nga vizitorët? Organizata Botërore për Turizmin pranë Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar këto pesë shtete. Rezultatet janë tepër surprizë, shkruan konservatorja gjermane “Die Welt”.
Raporti i publikuar në fund të shtatorit, rreth tendencave të reja të turistëve, ka nxjerë në pah se vizitat nëpër vende të ndryshme botërore po shtohen – veçanërisht kundrejt Afrikës Veriore dhe Europës. Në gjithë botën janë shtuar vizitorët në 2017 për shtatë për qind, ose gjithsej 1,32 miliardë persona, duke qenë shifra më e lartë e nëntë vjetëve të fundit.
Kur bëhet fjalë për shtetet europiane që kanë përfituar më shumë nga kjo rritje – nuk është Islanda ose Turqia, por vendet ish-sovjetike, një vend ballkanik dhe një shtet xhuxh mediteran, shkruan albinfo.ch.
“Shteti mediteran është San Marino, i cili ka pranuar 18 mijë vizitorë më shumë se sa vitin e kaluar. Ai njihet kryesisht për shtetin më të vjetër në botë që akoma ekziston – prej vitit 301 p.e.s.. Nga San Marino mund të mësosh si të mbijetosh në kohë të vështira politike”, përcjell albinfo.ch.
Shtet tjetër është Gjeorgjia, e cila njihet për zbulimin e verës dhe me vlera kulturore nga antikiteti; Azerbejxhani – vendi i zjarrit i fton turistët për shopin të lirë në Baku; Moldavia është vizituar nga 145 mijë vizitorë gjatë 2017-ës. Dhe në fund është Maqedonia.
Maqedonia – ia vlen, përkundër grindjeve
Duket se kriza politike mes Maqedonisë dhe Greqisë mund të ketë shërbyer edhe si reklamë që shumë vizitorë të kenë si destinacion vendin qendror të Ballkanit. Si pjesë më të veçanta që mund të vizitohen janë natyra e bukur e Maqedonisë Perëndimore, e cila mes tjerash ka edhe ujëvarën më të gjatë të Europës Jugore (Përroi i Thellë – Mali i Korabit, rreth 150 metra i gjatë) dhe një ndër liqenet më të vjetra të botës – Liqenin e Ohrit.

Pranë Përroit të Thellë në Maqedoni, mund të vizitoni edhe kishën e vjetër të Shën Bigurit, Majën e Korabit (2764m), Ujëvarën e Dufit, Koxhaxhikun, vendlindjen e gjyshit të Ataturkut për të shkuar më pas nga Dibra drejt Ohrit.


E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












