Jeta në Zvicër
Gjobitet me 2.100 franga pasi paralajmëroi për radar grupin e mbyllur në Whatsapp
Prokuroria më pas i shqiptoi urdhër ndëshkimor për paralajmërimin e opinionit për kontroll të trafikut
Vallë a është një grup nga Whatsapp-i privat apo publik? Gjykata në Arbon ka vendosur për këtë të fundit dhe gjobiti një person për paralajmërim e të tjerëve për një radar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Një banor 44-vjeçar i Thurgaut paralajmëroi anëtarët e një grupi privat në Whatsapp, për një radar në Kantonin e St. Gallenit. Për këtë veprim, ai u dënua nga Gjykata rajonale në Arbon me një gjobë prej 500 frangash, siç raporton “Thurgauer Zeitung”, transmeton Albinfo.ch.
Zvicerani në grup u ftua nga një mik. Në atë kohë grupi përbëhej nga vetëm 30 anëtarë. Në qershor të vitit 2017, zvicerani e paralajmëroi grupin në Whatsapp për një radar në relacionin në mes Niederwil SG dhe Gossau SG. Me kërkesën e një anëtari të grupit, ai i specifikoi fjalët: “Në pyll ose nën urën e autostradës”.
Prokuroria më pas i shqiptoi urdhër ndëshkimor për paralajmërimin e opinionit për kontroll të trafikut, njofton më tej Albinfo.ch.
Kundër këtij ndëshkimi, ai parashtroi ankesë. Me këtë rast, lënda u soll para Gjykatës rajonale.
Njeriu mbrohej me argumentimin se grupi Whatsapp-i nuk është publik. Grupi nuk kishte qasje për të gjithë, siç është psh një grup nga Facebook. Bashkëngjitja në grup bëhet vetëm duke i dërguar ftesë administratorit të grupit. “Facebook është një platformë. Whatsapp-i është një shërbim për këmbim mesazhesh”, ka argumentuar mbrojtësi i të pandehurit.
Gjykata rajonale e Arbonit e rastin e vlerësoi ndryshe dhe zviceranin e dënoi me një gjobë prej 500 frangash, informon Albinfo.ch. Përpos kësaj, ai gjithashtu duhet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore në një shumë prej 1.600 frangave.
Vendimi ende nuk është përfundimtar. I akuzuari dëshiron të prolongojë vendimin. Vetëm atëherë ai do të vendosë nëse do ta çojë rastin në gjykatë më të lartë.
Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji: Një vit më parë, një person ishte dënuar për paralajmërimin që kishte bërë në Whatsapp.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












