Maqedonia
Kush do të triumfojë në Maqedoni dhe Bosnjë: Gjermania ose Rusia?
“Kjo sjellje ka mbështetje të fuqishme nga një i njohur i vjetër: Vladimir Putin,” shkruan më tej kulturorja gjermane. “Rusia mbështet të gjithë nacionalistët në rajon, për të parandaluar futjen në NATO të vendeve tjera ballkanike.”
Në Ballkan lufta është mes nacionalistëve dhe integralistëve. Që nga Lufta e Ftohtë votuesit ballkanikë ndahen në bazë etnike dhe votojnë vetëm partitë që përfaqësojnë interesat kombëtare, shkruan “Die Zeit”.
Kështu ka ndodhur në Bosnjë, ku Republika Serpska që nga Marrëveshja e Daytonit 1995 mundohet të ndahet nga shteti amë, duke festuar festa që nuk përfaqësojnë kroatët dhe muslimanët, si dhe krijon struktura paralele. Kjo do të vërehet edhe gjatë kësaj të diele, kur zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Ky model është shtrirë edhe në Maqedoni
Për të mos mbetur vetëm në Bosnjë, ky rast është vërejtur edhe gjatë referendumit të 30 shtatorit në Maqedoni, ku kalimi i saj do të sillte hapje, integrim, zgjidhje të konflikteve në mënyrë paqësore, fqinjësi të mirë, rritje ekonomike. Por nuk ishte në program: lavdia, paradat e fitores dhe monumentet, përcjell albinfo.ch. Kjo natyrisht nuk u pëlqente nacionalistëve në Shkup, të cilët përmes bojkotit arritën ta shpallin të pavlefshme referendumin.
“Kjo sjellje ka mbështetje të fuqishme nga një i njohur i vjetër: Vladimir Putin,” shkruan më tej kulturorja gjermane. “Rusia mbështet të gjithë nacionalistët në rajon, për të parandaluar futjen në NATO të vendeve tjera ballkanike.”
Nëse Europa juglindore do të mbetet në paqe ose jo, për Putinit është çështje e parëndësishme. Në kohën kur Rusia lëshon agjentë dhe ndihmon nacionalistët, Gjermania ka hedhur një hap para me “Procesin e Berlinit” për të forcuar reformat dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor. Europa bën thirrje për zhvillim ekonomik dhe vetëdijësim. Në Bosnjë dhe Maqedoni do shihet se kush është më i fuqishëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













