Shkurt.ch
Rekord: 58 orë, 53 minuta, 58 sekonda, puthja më e gjatë
Për herë të dytë një çift tajlandez ka thyer rekordin botëror për puthjen më të gjatë.
44-vjeçari Ekkachai Tiranarat dhe gruaja e tij 33-vjeçare, Laksana, ishin puthur pa ndërprerë 58 orë e 53 minuta e 58 sekonda, në një garë puthjesh të organizuar për Shën Valentin.
Lajmi u bë i ditur të premten nga organizatorët e kësaj gare në vendpushimin bregdetar Pattaya, në jug tëBangkok-ut.
Rekordi i mëparshëm botëror kishte zgjatur 50 orë e 25 minuta. Fituesit kanë marrë një çmim prej 3000 mijë frangash dhe dy unaza diamanti.
9 çifte kanë garuar për puthjen më të gjatë që duhet të zgjaste më shumë se 50 orë e 25 minuta.
Maratonës në puthje i ishte bashkuar edhe një çift i të moshuarve, përkatësisht 74 dhe 72 vjeç.
Gjithashtu puthjen e gjatë e kishte provuar dhe një një çift homoseksualësh.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










