Maqedonia
Komiteti i Helsinkit: Qytetarët të dielën mund të paraqesin shkelje të së drejtës së votës
Nga Komiteti i Helsinkit thonë se qytetarët mund t’i dorëzojnë paraqitjet duke i shkruar të dhënat e tyre personale ose në formë anonime.
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i njofton qytetarët se të dielën, Zyra e Komitetit do të jetë e hapur gjatë tërë ditës, me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve që të paraqesin shkelje të së drejtës së votës gjatë kohës së deklarimit në referendum, njofton Portalb.mk.
“Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët, të cilët vlerësojnë se e drejta e tyre e votës është shkelur dhe ta paraqesin rastin në zyrat e Komitetit, që ndodhen në rrugën “Naum Naumovski Borçe” numër 83. Nëse ju duhet hartë për lokacionin e Komitetit mund ta gjeni në ueb-faqen tonë http://mhc.org.mk/pages/contact. Nëse qytetarët që nuk kanë mundësi t’i gjejnë hapësirat, në rast të shkeljes të së drejtës së votës, mund t’i paraqesin edhe nëpërmjet linjës telefonike fikse +389 (0)2 3119 073 dhe +389 (0)72 278 36. Përveç paraqitjes personale dhe nëpërmjet telefonit, është e mundësuar që të dorëzoni dhe paraqitje në e-mail adresën [email protected]”, thuhet në kumtesë.
Nga Komiteti i Helsinkit thonë se qytetarët mund t’i dorëzojnë paraqitjet duke i shkruar të dhënat e tyre personale ose në formë anonime.
“Të gjitha paraqitjet deri te Komiteti do të hulumtohen plotësisht me qëllim që të verifikohet vërtetësia e tyre. Fshehtësia dhe të dhënat personale janë të garantuara nga Komiteti dhe nuk do të publikohen pa lejen paraprake të qytetarëve që e kanë bërë shkeljen”, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












