Bota
‘Qyteti fantazmë’, shkaku i aeroportit
Ishte zhurma e padurueshme e aeroplanëve gjigantë ajo e cila bëri që pothuajse të gjithë banorët e këtij fshati francez të zhvendosen.
I quajtur si ‘qyteti fantazmë’, shumica e shtëpive tani janë të braktisura, grafitet mbulojnë muret e vegjetacioni është duke mbuluar rrënojat.
Gjithçka filloi në vitin 1970 me ndërtimin e aeroportit parisien “Charles de Gaulle”, atëkohë më i madhi në Evropë. Pista e parë mbulonte fshatin Gosanvilë Vju Pe, ndryshe fshat tipik francez viktimë e modernizimit.
Aeroporti i Parisit ishte detyruar të blinte shtëpitë e atyre të cilët deshën të largoheshin dhe popullata kishte rënë nga 1 mijë njerëz në vetëm 300.
Por një burrë ende shpreson të sjellë pak jetë në këtë vend. 68-vjeçari Filip Vilard ishte njëri prej atyre që deshën të rrinin, pavarësisht zhurmës së vazhdueshme mbi kokën e tij. Që nga ajo kohë ai po lufton me largimet nga fshati dhe do që njerëzit të kthehen.
“Që nga viti 1973 kemi kërkuar që shtëpitë të mos prishën, në mënyrë që të mund të përdorim sërish këto shtëpi”, tha ai.
Vilard tha se përgjatë 40 vjetësh shumë ide ishin vënë në tavolinë që njerëzit të tërhiqeshin prapa. Disa projekte për të shpëtuar qytetin iu referoheshin librarive, punëtorive apo edhe ide më kundërthënëse sikurse vendosja e banorëve me probleme me dëgjim në këtë fshat.
Sot me 350 banorë, rritje e vogël ndryshe, banorët janë mësuar të jetojnë me zhurmën. Veronique është një prej tyre. Ajo u lind në këtë fshat dhe është e lumtur me jetën këtu.
Dhe me presionin sa iu përket shtëpive në Paris, Vilard shpreson që beteja e tij s’do të jetë e kot dhe ‘fantazmat’ do të largohen.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















