Kosova
VV: Kjo Qeveri e ky Kuvend s’e kanë legjitimitetin të bëjnë reformë
Partitë në pushtet janë shprehur për reformë zgjedhore, por Vetëvendosje është kategorikisht kundër që në këtë situatë të nisë puna për reformën.
Albulena Haxhiu ka thënë se kjo është çështje që më së shumti është keqpërdorur nga partitë politike për t’i shtuar jetën qeverisë.
“Vetëvendosje nuk është që në këto rrethana të bëjë reformë. Kjo Qeveri, ky Kuvend nuk e ka legjitimitetin të bëjë reformë. Mua po më duket që vënia në diskutim e kësaj teme është që veç t’i shtojë jetën qeverisë. Vetëvendosje do që vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Haxhiu, përcjell albinfo.ch.
Ahmet Isufi i AAK-së ka thënë se ata janë për reformë, sepse sa më shumë përsoset sistemi zgjedhor, më të mira dalin zgjedhjet. “Edhe Nisma është pro reformës zgjedhore”, ka thënë Enver Hoti.
Ai ka deklaruar se pikërisht tash është momenti i duhur kur duhet të ndodhë reforma, meqë koalicioni qeverisës është veç në vitin e parë të qeverisjes. Arsim Bajrami nga PDK-ja ka thënë se reforma zgjedhore është domosdoshmëri.
Ndërsa Anita Schuluchter Roth nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë tha se është thelbësore që shoqëria civile të ketë një zë të unifikuar lidhur me modifikimet teknike të sistemit të zgjedhjeve. Këto komente u bënë në tryezën e organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim dhe Ambasada zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












