Bota
Jacinda Ardern merr me vete vajzën në Asamblenë e OKB-së
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka marrë vëmendjen e të gjithë botës me gjestin e saj.
Ajo ka marrë fëmijën e saj tremuajsh në sallën e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, duke bërë kështu histori. 38-vjeçarja u fotografua duke puthur dhe mbajtur në krahë vajzën e saj, ndërsa në krah të saj ishte partneri Clarke Gayford, përcjell albinfo.ch.
Vajza shihet se si e shikonte nënën e saj deri sa ajo mbante fjalim në Asamble. Ajo mbajti fjalimin e saj debutues në Samitin e Paqes të Nelson Mandelës, ku theksoi “ndikimin e thellë” të ish-udhëheqësit të Afrikës së Jugut në vendin e saj.
Ardern është kryeministrja e dytë që ka lindur gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ndërsa kishte marrë vëmendje të madhe kur ishte kthyer në punë vetëm tre javë pas lindjes.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











