Turizëm
LonelyPlanet: Vizitoni shtegun e ngjitjes në Korab dhe Sharr
150 kilometra të këtij shtegu shtrihen në Shqipëri, Korab-Koritnik, e pasur me florë dhe faunë të larmishme. Muajt më të mirë për të vizituar këtë ngjitje janë nga qershori në shtator, përcjell albinfo.ch.
Për të apasionuarit e sporteve alternative, tani është një distancë e gjatë ngjitjeje, e cila përfshin shumë shtete në rajonin e Ballkanit. E quajtur Shtegu i Lartë i Scardus, në bazë të emrit antik të Sharrit, ai përfshin 495 kilometra ngjitje nëpër rrugët e trekëndësisht kufitar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Shtegu mund të përfundohet për 20 ditë, shkruan faqja e njohur turistike lonelyplanet.com.

Ngjitja fillon në jugperëndim të Maqedonisë, mes liqenit të Prespës dhe liqenit të Ohrit (njëri ndër liqenet më të vjetra dhe më të thella të Europës) dhe vijon për në Dibër te maja më e lartë e rajonit, Korabi i Madh (2764m), njëherësh edhe kufiri mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, për të vazhduar më pas drejt Sharrit në Kosovë dhe Malin e Zi.
150 kilometra të këtij shtegu shtrihen në Shqipëri, Korab-Koritnik, e pasur me florë dhe faunë të larmishme. Muajt më të mirë për të vizituar këtë ngjitje janë nga qershori në shtator, përcjell albinfo.ch.

Projekti është financuar nga qeveria gjermane ose më konkretisht GIZ, e cila si qëllim ka rritjen e turizmit në këtë rajon mjaft piktoresk por akoma të pazbuluar.
Në këtë shteg ose pranë tij ndodhen edhe bukuritë magjepsëse si Liqeni i Gramës në Korab, Liqenet e Lurës, Ujëvara e Përroit të Thellë në Korab, Muzeu i Skendërbeut në Sinë dhe shumë bukuri dhe kështjella të ndryshme që priten të ngjallen nga pluhuri i harresës.

E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











