Kosova
Mërgimtari nuk viziton vendlindjen për shkak të problemeve me policë
Një mërgimtar tash e dy vjet nuk mund të vijë në Kosovë. Kjo për shkak të një përleshjeje që e kishte bërë me disa zyrtarë policorë
Nexhat Rexhepi nga Austria po mundohet që të gjejë zgjidhje e përsëri të vizitojë vendlindjen. E prezencën e Nexhatit e kishte kërkuar disa herë në shtëpinë në Kosovë, policia e vendit.
Ishte nisur për të vizituar Kosovën ashtu si çdo vit tjetër. Gjithçka ndryshoi për mërgimtarin Nexhat Rexhepi gjatë kalimit në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Një vit më parë, ai pati një mosmarrëveshje me policinë, pas të cilës u dënua me 2 javë burg shtëpiak.
Nexhati pretendon se është rrahur nga katër policë në prani të fëmijëve e gruas. Për këtë rast, pas ngritjes së aktakuzës atij i ka humbur besimi në organet e drejtësisë.
Kështu ka vendosur, deri të gjejë një zgjidhje tjetër të mos vijë në Kosovë, raporton “T7”.
Këtë është duke e përjetuar rëndë nëna e Nexhatit, e cila ka mbetur e vetme në shtëpi. Ajo së fundmi ka marrë edhe thirrjen për paraqitje në gjykatë për djalin, e thotë se disa herë policia i ka kontrolluar shtëpinë, përcjell albinfo.ch.
Në aktakuzën të cilën e ka siguruar “T7”, shkruhet se ekziston dyshim i bazuar mirë, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtarë në kryerje te detyrës. Sipas aktakuzës, gjatë arrestimit, i dyshuari edhe e kishte lënduar njërin nga zyrtarët policor.
Mirëpo, Nexhati nga Austria ka lajmëruar rastin te të gjithë ata që sipas tij mund t’i bëjnë zgjidhje. Një gjë të tillë e ka bërë edhe në Inspektoratin e Policisë së Kosovës.
Nga IPK thanë për T7, se tashmë kanë intervistuar disa persona, mirëpo, nuk kanë marrë masa ndaj policëve të dyshuar.
Tashmë shpresë e vetme, që do t’ia mundësojë të vijë në vendlindje kanë mbetur ministritë e ambasadat ku ka lajmëruar rastin, e nga të cilat pret zgjidhje.
https://www.youtube.com/watch?v=pdFz8YBfj9Y
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










