Kosova
Kosova bën edhe një përpjekje tjetër për INTERPOL
Institucionet e Kosovës janë duke i koordinuar të gjitha aktivitetet në mënyrë që në vjeshtën e këtij viti, vendi të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Policisë, e njohur si INTERPOL, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Kastriot Muçolli, këshilltar politik i ministrit të Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës, Bejtush Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe INTERPOL-in, është një proces i pakthyeshëm dhe i pandalshëm, përcjell Albinfo.ch.
Institucionet e Kosovës, sipas tij, janë duke i bashkërenditur veprimet, në mënyrë që pranimi i Kosovës në INTERPOL, të bëhet realitet.
“Kosova tashmë është pjesë e agjendës në takimin e radhës të Asamblesë e Përgjithshme të INTERPOL-it, që zhvillohet nga 18 deri 21 nëntor 2018 në Dubai. Aktivitetet e institucioneve të Kosovës janë duke u koordinuar nga grupi punues ndërinstitucional. Angazhimet dhe përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës janë gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduara në nivelin nacional dhe me partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës”, thotë Muçolli.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Anton Berisha, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që anëtarësimi në INTERPOL është i rëndësisë së veçantë për Kosovën, jo vetëm në kuptimin e ndërtimit të shtetësisë, por edhe në kuptimin e sigurisë.
Siç thotë ai, tashmë, të dy dikasteret, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministra e Punëve të Jashtme, po punojnë në mënyrë të ngushtë, për zbatimin e të gjitha procedurave që çojnë drejt anëtarësimit të vendit në INTERPOL.
“Kemi një ekip të përbashkët, i cili është në funksionim të plotë dhe aktiv, si dhe në bashkërendim, në mënyrë që të gjitha institucionet përkatëse që ndërlidhen me veprimtarinë e sigurisë, të jenë në dijeni të aktivitetit dhe vullnetit tonë për t’u anëtarësuar (në INTERPOL). Po ashtu, kemi angazhuar edhe ambasadat tona, atje ku janë të pranishme, në mënyrë që me komunikim të drejtpërdrejtë me ambasadorët e shteteve përkatëse, të transmetojnë edhe në formë formale kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizëm”, thotë Berisha.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













