Kosova
Rasti i ish-kryetarit të Gjilanit dhe 38 të tjerëve kthehet në rigjykim
Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa.
Gjykata e Apelit e Kosovës e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 30 mars, me anë të të cilit ishin refuzuar si të pabazuara kërkesat e avokatëve mbrojtës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e 39 personave, shkruajnë mediat vendore.
Çështja penale i është kthyer të njëjtës gjykatë për rivendosje. Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa.
Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale Q.M., H.D., V.G., Q.S., I.R., M.N., M.K., H.M., F.H., D.B., A.H., R.M., S.Sh., G.K., Sh.Q., M.C.-Sh., I.F., B.M., H.I., F.O., H.A., S.Xh., Q.L., E.B., A.M., N.S., Z.F., A.M. dhe N.J. ,dyshohen për shkak të veprës penale “krim i organizuar” lidhur me “shpërdorim i pozitës zyrtare ose autoritetit zyrtar”.
Ndërsa B.K., A.P., Rr.H., F.Z., S.I., N.M., M.A., B.G., A.A. dhe A.S., për veprën penale “Krim i organizuar ” lidhur me “Keqpërdorim i autorizimit në ekonomi”, përcjell albinfo.ch.
Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe ankesave, vlerësoi se aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet anuluar dhe kthyer në rivendosje, pasi i njëjti përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e të cilat si pasojë tërheqin edhe shkeljet e ligjit penal dhe vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto














