Lifestyle
Katër këngëtaret e njohura shqiptare nominohen për çmime të rëndësishme
Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istregi janë në garë për çmime të rëndësishme
Këngëtaret shqiptare po vazhdojnë me suksese në skenën ndërkombëtare. Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi kanë fituar shumë çmime në karrierën e tyre, e gjithashtu janë nominuar për çmime të rëndësishme, përcjell albinfo.ch.
Së fundi, dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë nominuar në “American Music Awards 2018”.
Bebe Rexha është nominuar në dy kategori me këngën “Meant to Be”, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Kënga më e mirë kauntri”. Përderisa këngëtarja Dua Lipa është nominuar në kategorinë “Artisti më i ri i vitit”, transmeton “RTV 21”.
Kujtojmë që të dy artistet janë nominuar edhe në “BreakTudo Awards”, ku përveç tyre, të nominuara janë edhe Era Istrefi dhe Rita Ora. Nominimet u bënë drejtpërdrejtë në kanalin “Youtube”, ku në panelin që bëri të ditur nominimet ishte e ftuar Bebe Rexha.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














