Maqedonia
Maqedonia përpara referendumit historik mbi emrin e saj të ri
A do quhet së shpejti Maqedonia në Maqedoninë Veriore? Kjo varet nga duart e dy milion qytetarëve të shtetit jugor ballkanik: ata do votojnë në 30 shtator. Shteti është tepër i përçarë rreth pyetjes, shkruan “NZZ”.
Reportazha e prestigjiozes zvicerane nis me regjisorin e afërt me partinë konservatore të VMRO-DPMNE, Boris Damovski (59), i cili nga terrasa në apartamentin e tij në Shkup, sheh zhvillimet e fundit. “Unë e di, se nëse shkoj atje do më arrestojnë,” thotë 59 vjeçari mjekërbardhë, e cili është dënuar me arrest shtëpiak nga drejtësia maqedonase për mësymjen e parlamentit në 27 prill, ku mbetën të plagosur rreth 100 persona, mes tyre shumë deputetë opozitarë.
“Nacionalistët si Damovski e quajnë qeverinë e re si “tradhtare të vendit”, sepse kryeministri Zoran Zaev ka arritur një kompromis me shtetin grek rreth kontestit të emrin”, përcjell albinfo.ch. “Në rast se kalon referendumi, atëherë Maqedonia mund të anëtarësohet në NATO dhe të nis bisedimet me BE, që ishin të bllokuar me veto nga pala greke. 59 përqind e qytetarëve të Maqedonisë i shohin këto anëtarësime në të mirë të vendit.”
Këtë e pranon edhe Bujar Osmani, i cili udhëheq bisedimet me BE. “Ne presim prej 13 vitesh fillimin e negociatave me BE. Nëse kalon referendumi, ne do fillojmë negociatat,” thotë ai.
Pyetja që shqetëson qytetarët e Maqedonisë është: cila peshon më shumë, krenaria kombëtare ose perspektiva europiane?
Në këtë aspekt mundohet ta shfrytëzojë politikisht partia nacionalist konservatore e VMRO-DPMNE, të cilët janë për anëtarësim në NATO dhe BE, por jo edhe pro marrëveshjes me Greqinë.
“Shqiptarët janë ferrë në sy për nacionalistët maqedonas. Sipas deputetit të BDI, Artan Grubit, 300 mijë votat e shqiptarëve vlejnë si vota “po” referendumit,” përcjell albinfo.ch. Më tej Grub shton se Rusia po mundohet të luajë me marrëdhëniet ndër-etnike dhe “frikësohet” nga rritja e ndikimit rus, që mund të sjellte dëme të pakthyeshme si Brexit.
Nuk ka alternativë tjetër
Maqedonia nuk ka një alternativë tjetër përveç orientimit perëndimor. Për mbështetësit e qeverisë së re socialdemokrate, emri i ri është një “prerje e degës dembele” për të shpëtuar “pemën”. Kurse për Damkovskin, i cili nuk dëshiron të largohet nga terrasa, “ndryshimi i emrit është sulm mbi identitetin tonë, që ne duhet ta kundërshtojmë.”
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













