Shqipëria
17-vjeçarja shqiptare, e lumtur me triumfin në Rumani
"Duke fituar këtë çmim, besoj se bëra një hap të madh në karrierën time. Jam shumë krenare dhe ende më duket sikur po e ëndërroj këtë pjesë”, tha Inis Neziri
Ajo është momentalisht adoleshentja më e famshme në Ballkan. Inis Neziri, 17-vjeçarja nga Shqipëria, është fituese e çmimit të madh në Festivalin Ndërkombëtar “Dreri i Artë” në Rumani.
Nuk i është dashur aspak të mësojë gjuhën për të hyrë në zemrat e rumunëve, sepse kënga e saj “Piedestal”, edhe pse është kënduar në gjuhën shqipe, ka triumfuar mes këngëve konkurruese.
“Ky çmim është tepër i rëndësishëm për mua, sepse është një nga hapat më të mëdha që kam bërë në jetë për shkak se ‘Dreri i Artë’ është një festival ndërkombëtar dhe shumë prestigjioz. Kishte rreth 9 vite që nuk bëhej për shkak të fondeve që Rumania nuk i kishte, por ishte edhe 50-vjetori i Festivalit dhe 100-vjetori i Rumanisë. Duke fituar këtë çmim, besoj se bëra një hap të madh në karrierën time. Jam shumë krenare dhe ende më duket sikur po e ëndërroj këtë pjesë”, tha Inis Neziri, këngëtare, raporton “TCH”.
Inisi nisi të këndonte kur ishte vetëm 2 vjeç, për t’u afirmuar zyrtarisht në skena të vërteta muzikore 5 vite më parë, kur ishte 12 vjeç. “Dreri i Artë” për të është vetëm fillimi i të ardhmes që dëshiron ta projektojë larg Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
“Tani pres dhe shpresoj që të iki jashtë e të bëj një karrierë andej. Pse jo në Shqipëri? Sepse mundësitë janë shumë të vogla dhe jashtë kemi më shumë hapësirë”, tha ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së












