Kosova
Kërkohet hetim për vrasjen e 16 të burgosurve politik
Shoqëria Lëvizja ka dorëzuar 12 lëndë për hetim në Prokurorinë Speciale. Këto lëndë hetimi janë për vrasjen e të gjashtëmbëdhjetë të burgosurve politik, të cilit ishin drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Lëvizjes Kombëtare.
Xhevat Bislimi, kryetar i shoqërisë Lëvizja, tha se këto lëndë u dërguan për t’u hetuar vrasja e veprimtareve të lëvizjeve popullore, në mesin e të cilëve janë emrat e Shaban Shala, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Nuhi Berisha e Ukshin Hotit.
Bislimi tha se pret që të bëhet zgjidhja e lëndëve që u dorëzuan në Prokurorinë Speciale dhe të ndriçohet fati i veprimtarëve për të cilët nuk dihet se si u vranë Ndërkaq , Bajram Ajeti ka shprehur besimin që Prokuroria Speciale do të veprojë për zgjidhjen e këtyre lëndëve.
Ajeti tha se vrasës të këtyre heronjve janë disa persona të cilët vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, por hezitoi të flasë me emra.
Në këto12 lëndë për të cilët është kërkuar hetimi janë rastet e 16 të burgosurve e të vrarëve politik gjatë kohës së para luftës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











