Kosova
Vuçiqi tentoi të shkonte në Drenicë, ndalet nga policia
Policia e Kosovës ka ndalur automjetin me të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tentoi të shkonte në fshatin Banjë të Skenderajt. Ai nuk është lejuar të vazhdonte pasi më herët ju revokua leja nga qeveria e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të tentojë të shkojë në fshatin Banjë të Skenderajt, pavarësisht se atij i është ndaluar shkuarja atje me vendim të qeverisë.
“Do të tentoj që të shkoj në fshatin Banjë dhe ta vizitoj Millan Kovaçeviqin dhe t’ia jap dhuratën. Do të tentoj në rrugë dytësore, nuk di a mund të shkoj atje apo jo”, pati thënë Vuçiq, duke i porositur gazetarët e mediave serbe që mos të shkojnë me të.
Rrugët që të çojnë në fshatin Banjë që nga mëngjesi janë bllokuar nga qytetarët e Drenicës të cilët thonë se pa kërkuar falje për gjenocidin nuk do ta lejojnë presidentin serb të shkoj atje.
KFOR : Askush nuk e kërcënon Vuçiqin, siguria e tij është e garantuar
KFOR-i njofton se po e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar pas vizitës së presidentit të Serbisë në Kosovës. Ata thonë se janë duke punuar në koordinim me institucionet në Kosovë dhe policinë për të siguruar sigurinë e presidentit të Serbisë.
“Askush nuk e kërcënon Vuçiqin dhe siguria e tij është e garantuar. Lidhur me protestën për në Banja, jemi në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës. Në rast nevoje jemi të gatshëm për të hequr bllokon dhe për të rivendosur lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.
Protesta
Shoqatat e dala nga lufta dhe qytetarët e komunës së Skenderajt, kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në fshatin Banjë të kësaj komune. Edhe qytetarët në fshatin Runik të Skenderajt kanë mbajtur protestë, për kundërshtimin e një vizite të mundshme të presidentit serb Aleksander Vuçiq.
Në protestë është bashkangjitur edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Ai ka thënë se presidenti serb nuk mund të kalojë pa kërkuar falje për vrasjet dhe masakrat e kryera nga regjimi serb gjatë viteve 98-99.
“Kjo është protestë e qetë e qytetarëve. Protesta është organizuar nga qytetarët dhe shoqatat e dala nga lufta. Kemi 15 mijë të vrarë, 1600 të zhdukur. Unë solidarizohem me qytetarët e komunës sime që nuk mund të kalojë presidenti serb pa kërkuar falje, për viktima dhe masakrat që kanë ndodhur gjatë viteve 98-99. Të kalojë në Drenicë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kjo s’ka kuptim”, ka thënë Jashari.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna me armë në protestën në fshatin Runik.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se deri më tani situata është e qetë dhe nuk është raportuar ndonjë incident. “Policia e Kosovës ka informacione për tubime të disa qytetarëve dhe bllokim të rrugës në rajonin e Drenicës, për të protestuar kundër vizitë së presidentit serb në këtë rajon. Situata është e qetë dhe nuk është raportuar ndonjë incident”, tha ai.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











