Kosova
Pa marrëveshje pozitë-opozitë për dialogun
Pa ndonjë marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në mbledhjen, e cila zgjati pothuajse tri ore, morën pjesë të gjithë shefat e grupeve parlamentare, përfshirë atë të Listës Serbe.
Ka qenë partia e Kadri Veselit, e cila ka kërkuar që propozimet e të dyja palëve të përfshihen në një dokument të përbashkët që do të quhet ‘Rezoluta e Kuvendit të Kosovës’ lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Propozimet e PDK-së nuk kane marre përkrahje nga opozita. Shefi i G.P. të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe, sipas tij, kushti i Veselit është metodë për ta bllokuar Kuvendin.
“Shpresoj që deputetët të reflektojnë dhe të kryejnë detyrën e tyre”, ka thënë Hoti.
Ndërsa, Ahmet Isufi i AAK-së ka thënë se nuk pati gatishmëri nga opozita për arritjen e ndonjë marrëveshjeje, shkruan Albinfo.ch.
Sipas tij, ata nuk u pajtuan as që Kuvendi të nisë me seancat e rregullta. Ndërsa, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se më 13 shtator do të nisë sesioni vjeshtor, ku do të ketë edhe seancë të rregullt.
“Jemi në rrugë të duhur, pavarësisht çdo deklarate që dëgjoni. Do të arrihet konsensusi, do të kemi unitet në ballafaqimin me Serbinë, do të formohet platforma. Kosova është një, Kosova është perëndimore dhe është në drejtimin e duhur drejt BE-së”, ka thënë Veseli.
Mbledhja e kryesisë u thirr nga Veseli, pas dështimit të sotëm të seancës së thirrur nga opozita, për të nxjerrë një rezolutë, ku ia pamundëson presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkuarjen në Bruksel në bisedime me presidentin e Serbisë. Edhe në seancën e sotme, sikurse mbrëmë, opozita nuk arriti të bënte kuorumin për ta filluar seancën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












