CH-Ballkani
Kurti për “Der Standard”: Thaçi rrezikon Kosovën, pasi i rrezikohet pushteti
“Serbia fillimisht kërkon shkëmbim territoresh, ndërsa më pas Thaçi është gati t'i japë asaj veriun e Kosovës. Me këtë ai vetëm përmbush kërkesat e Serbisë”, tha Albin Kurti për “Der Standard”. “Ai rrezikon shtetësinë e Kosovës, pasi rrezikohet pushteti i tij”.
Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur delegacionin e vet për bisedimet me Serbinë. Megjithatë themeli për një marrëveshje është i kontestuar, shkruan “Der Standard”.
Media austriake i ka bërë jehonë mbledhjes parlamentare të ditës së martë, ku delagacioni i Kosovës duhet të diskutoje idenë e shkëmbimit të territoreve, që mbështetet nga dy presidentët e vendeve respektive, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciq.
“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që është kundër këtij ndryshimi, prezantoi ekipin negociues me Serbinë. Do udhëhiqet nga Fatmir Limaj, si dhe Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli,” përcjell albinfo.ch.
Për këtë ka reaguer opozita që kërkon të miratojë një rezolutë kundër ndarjes ose korrigjimit të kufijve.
“Serbia fillimisht kërkon shkëmbim territoresh, ndërsa më pas Thaçi është gati t’i japë asaj veriun e Kosovës. Por me këtë ai vetëm përmbush kërkesat e Serbisë”, tha Albin Kurti për “Der Standard”. “Ai rrezikon shtetësinë e Kosovës, pasi rrezikohet pushteti i tij.”
Në lidhje me dy presidentët, ai thotë: “Ata ndajnë shtetet, ata ndajnë institucionet, ata ndajnë popullin, vetëm sepse dëshirojnë të ndajnë territoret. Nëse Thaçi nuk tërhiqet nga këto pozicione, atëherë ne do organizojmë protesta.”
Konflikt me ortodoksinë
Ndarje e Kosovës kundërshtohet edhe nga Kisha Autoqefale e Serbisë, pasi vendet e tyre të shenjta dhe një pjesë e madhe e banorëve serbë jetojnë në jug të Kosovës. Sipas tyre, kjo do shpiente në zhdukjen e tyre. Nëse ndodh ndarja, “kjo do shpiente në një konflikt direkt me autoritetet serbe”, tha teologu kishtar serb, Mladen Aleksiq.
Ndarja e Kosovës duket se ka gjetur mbështetje nga administrata amerikane Trump, por edhe disa vende të Bashkimit Europian. Ajo që kundërshton zëshëm një projekt të tillë është Gjermania.
E-Diaspora
-
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë "Një mirënjohje e veçantë u takon, mbi të gjitha, familjarëve të personave të zhdukur", thuhet veç... -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime












