Turizëm
Turistët e huaj largohen të buzëqeshur nga Shqipëria
Me 6.2 milionë turistë dhe 2 miliardë euro të ardhura, viti 2018 pritet të konfirmohet si viti më i suksesshëm në historinë e turizmit shqiptar
93% e të huajve që kanë vizituar Shqipërinë këtë vit shprehen se do t’ia rekomandojnë atë miqve dhe të afërmve të tyre.
Të dhënat janë mbledhur nga projekti “Smile Albania”, i cili ka punësuar 1 mijë të rinj, të cilët ofrojnë asistencë për turistët e huaj në të gjitha pikat kufitare të vendit, si dhe në disa prej pikave turistike më të rëndësishme.
Në pyetësorin e plotësuar nga turistët e huaj në momentin e daljes nga Shqipëria, 87% e tyre janë shprehur se kanë ngelur shumë të kënaqur nga përvoja e kaluar në Shqipëri.
Me 6.2 milionë turistë dhe 2 miliardë euro të ardhura, viti 2018 pritet të konfirmohet si viti më i suksesshëm në historinë e turizmit shqiptar, raporton “ATSH”.
Në shtatë muajt e parë të vitit, Shqipëria është vizituar prej 4.4 milionë shtetasve të huaj, përcjell albinfo.ch.
Projektimet zyrtare flasin se deri në fund të vitit, Shqipëria do të tërheqë 6.2 milionë turistë, të cilët do të kontribuojnë me 2 miliardë euro për ekonominë kombëtare.
Ndërsa në vitin 2017, Shqipëria tërhoqi 5.1 milionë turistë, të cilët sollën në vend 1.5 miliardë euro.
Një tjetër lajm i mirë i këtij sezoni është se përveç malit dhe detit, turistët po fokusohen gjithmonë e më shumë tek turizmi kulturor dhe ai i aventurës.
Frekuentimi i muzeumeve, kalave dhe siteve arkeologjike është rritur me 65% gjatë këtij viti, ndërsa turizmi i aventurës, ai i kajakëve, zhytjeve, paragliding dhe sporteve të tjera ekstreme ka njohur një rritje prej 30%.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












