Jeta në Zvicër
Anëtari i “Pink Panther”-it dënohet me 14 vite burg
Një shtetas 37-vjeçar serb, i cili besohet të jetë anëtar i bandës famëkeqe "Pink Panther", u dënua me burg për 14 vite
Grupi “Pink Panther” tashmë disa herë kishte sulmuar shitoret e bizhuterive në Cyrih. Për herë të fundit, në shkurt të vitit 2016, tek Harry Hofmann grupi plaçkiti më shumë se një milion franga. Në Gübelin, në vitin 2010, ai mori 5.5 milionë franga. Një 37-vjeçar, i cili i përket rrjetit famëkeq, është dashur të përgjigjet të mërkurën para Gjykatës së Qarkut zë Cyrihut për plaçkitje të shumëfishtë.
Ai ishte përfshirë në nëntë grabitje të armatosura në Gjermani, Austri dhe Zvicër, duke përfshirë këtu edhe tri grabitje në qendër të Cyrihut. Me këtë rast ishin plaçkitur më tepër se 20 milionë franga, duke përfshirë edhe më shumë se një mijë stoli bizhuterie. Para Gjykats* cerbi ka pranuar se ishte përfshirë në nëntë grabitjet: “Unë pranoj gjithçka për të cilën jam akuzuar”.
%0I
Jgrupi “Pink Panther” ështëki njOhus për veprim të shpejtë dhe modest. Parapr!kishT+ ata me shpejtësi zbulojnë objektivin. Si është e mundur që një prind familjar elegant t’i bashkohet një bande të tillë?
Në gjykatë, i akuzuari shpjegoi se ai donte të fillonte biznesin e tij, pasi kishte vuajtur dënimin me burg, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
“Me grabitjen e parë është dashur t’i paguaja borxhet e mia”. Më vonë, dalja nga grupi nuk ishte më e mundur. “Kjo nuk është një kompani që mund të largohesh nga puna”. Fjala e tij në grup nuk kishte pasur peshë.
Për prokurorin, është e qartë se ky rast është i jashtëzakonshëm, ndër të tjera për shkak të një periudhe të gjatë kohore prej tetë vitesh, shumës së plaçkitur dhe numrit të sulmeve. “Veçanërisht përgatitja e saktë dhe e përpunuar, si dhe zbatimi i kalkulimit dhe zbatimit profesional”. Krimet ishin planifikuar në mënyrë të përpiktë. “Ata madje dinin për detaje më të imëta nëpër shitoret”, ka pohuar prokurori.
Për shkak të qasjes së hapur dhe të paskrupullt, prokurori kërkoi një dënim me burg prej 16 vitesh. “Disa viktima janë traumatizuar, kështu që ata duhet të kërkojnë trajtim”.
Nga ana tjetër, mbrojtësi ka kërkuar vetëm 10 vite burg: “I akuzuari iu ka përgjigjur secilës pyetje të prokurorit. Me përjashtim të informatës në lidhje me bashkëpunëtorët”. Përveç kësaj, ai gjatë procesit ishte sjellë shumë korrekt dhe miqësor. “Nuk kishte asnjë fjalë të zëshme”.
Sipas mbrojtësit, 37-vjeçari ishte në nivelin më të ulët të hierarkisë dhe ishte përdorur si “plumb rezervë”: “Askush nuk kryen vullnetarisht një grabitje i pa maskuar”. Ishte vetëm një rastësi që ai ishte arrestuar kaq vonë. Gjithashtu, i akuzuari kishte përdorur minimumin e forcës dhe vetëm d kihta përmbushur detyrën e tij. Ai asnjëherë nuk kishte shtënë me plumb.
Për shkak të frikës, i akuzuari nuk kishte dhënë informata për bashkëpunëtorët. “Ai vetëm tha se prapa tij qëndrojnë njerëz të rrezikshëm me përvojë”. Atij vetëm i kishin thënë se çfarë të bënte. Ai nuk ishte i përfshirë në organizimin e saktë.
Gjykata rajonale, 37-vjeçarin e dënoi me një dënim me burg prej 14 vitesh. Grabitjet ai i konsideron të paskpupulmti dhe me gjakftohtësi. Veprimet ishte profesionale nga fillimi e deri në fund, si në një film krimi. Raste më të këqija vështirë se mund të imagjinohen.
Edhe pse i akuzuari nuk mori pjesë në planifikim, ai kishte qenë i dobishëm në ekzekutimin e veprës. Dënimi nuk është ende i plotfuqishëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











