Jeta në Zvicër
Vuajti 20 vite burg në Itali, shkakton mbi gjysmë milion franga dëme në Zvicër
Një kosovar 50-vjeçar akuzohet për vjedhje, dëmtim të pronës, shkelje, shkeljetë rregullave të banimit dhe qëndrim të paligjshëm në Zvicër.
I shoqëruar me dy bashkëpunëtorë, ai ishte përfshirë në jo më pak se 17 vjedhje apo përpjekje nga 8 deri më 28 prill 2017. Krimet u kryen në kantonet e Bernës, Friburgut dhe Solothurnit. Trio kishte një interes të veçantë për bankomatte.
Përderisa në gjashtë raste kishte mbetur vetëm përpjekje, autorët e dyshuar arritën të dëmtojnë dy bankomate në zonën e Thunit dhe të vidhnin para në vlerë prej 197.000 frangash. Në plaçkitjet e tjera, shuma e vjedhur ka qenë më e ulët. Shuma e përgjithshme e veprave penale arrin shifrat prej 209.840 franga.
Shumë më i lartë është dëmi i shkaktuar gjatë vjedhjeve. Ai llogaritet në 309.581 franga. Vetëm dy përpjekje për të goditur një bankomat, ka shkaktuar dëm prej rreth 142.000 frangash. E gjithë kjo, për shkak të faktit se autorët kanë përdorur forca brutale për ta shkatërruar bankomatin.
Qasjen nëpër objektet, ata e ka realizuar me mjete të llojeve të ndryshme. Ndër të tjera, janë përdorur edhe sëpata, gërshërë të metalta, shufra hekuri, kaçavida dhe disqe për prerje. Kështu, edhe vepra e shkeljes së rregullave të banimit është përmbushur.
Përpos kësaj, ai ka kryer edhe vepra kundër Ligjit për të huajt duke hyre në mënyrë të paligjshme në Zvicër dhe duke qëndruar ilegalisht.
Të hënën, ai është dashur të përgjigjej para Gjykatës rajonale Oberland në Thun. Ai ka qenë i vetëdijshëm për aktakuzën, tha gjatë pyetjes nga kryetari i gjykatës, Dorothea Zlllig von Allmen, e cila në procesverbal ishte përkthyer në gjuhën shqipe.
Shumicën e akuzave kosovari e ka pranuar. Në rrugë të gabuar devijoi për shkak të “miqve” nga Ballkani, të cilët i kishin thënë atij se grabitjet do t`i sillnin para të mira. Emrat e tyre nuk dashti apo nuk mund t`i zbulonte, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Rolin e tij, të cilin e kishte luajtur gjatë vjedhjeve mbetet i paqartë. Deklaratat e bëra në intervistat e mëparshme e kanë sjellë në dyshim prokuroren Pia Marti.
“Po që se është kështu, i akuzuari nuk do të mbante mend aq shumë detaje për grabitjen”, ka pohuar prokurorja. Përveç kësaj, ai kishte bërë deklarata të ndryshme gjatë procedurës dhe ishte futur në kontradikta.
Mirëpo, ai përfitoi nga sjellja bashkëpunuese. Megjithatë, prokurori kosovarin e konsideroi si fajtor në të gjitha veprat penale që e ngarkonte aktakuza. Këtu është marrë parasysh edhe qëndrimi i tij për 20 vite burg që i kishte vuajtur në Itali. Prokurorja ka kërkuar një burgim të pakushtëzuar prej 50 muajsh dhe ndalesë të hyrjes në Zvicër prej 9 vitesh.
Mbrojtësi zyrtar, parimisht nuk i mohoi aktakuzat. “Në gjithë këtë ngjarje, llienti im ka luajtur vetëm një rol të vogël”, argumentoi ai për lehtësim të veprës. Nga nevoja ekonomike, ai ka përdorur rrugë të gabuar.
Ai ka kërkuar vetëm burgim të pakushtëzuar prej 15 muajsh. Nëse gjykata i shqipton një dënim më të lartë, ai do të kërkojë zbatimin e kushtëzuar për një periudhë provuese prej 4 vitesh ose më pak, për pjesën e mbetur.
“Do të doja të kërkoj falje për të gjithë të prekurit”, tha kosovari në fjalinë e tij të fundit. Vendimi do të merret të premten.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












