Kosova
Mërgimtarit nga Zvicra i vendosin tensionin e lartë në oborr
Familja Isufi nga Livoqi i Epërm i Gjilanit po rrezikohet nga tensioni i lartë i energjisë elektrike
Isen Isufi nga fshati Livoq i Epërm i komunës së Gjilanit ka tetë vjet që është në hall me shtyllat e tensionit të lartë. Këto shtylla janë të vendosura në oborrin e familjes Iseni, pa lejen e tyre.
“Pasi kemi filluar ndërtimin e shtëpisë, kanë ardhur dhe na kanë thënë se po vendosim shtyllën. Asnjë letër nuk na kanë dërgua, asnjë njoftim që këtu do të vendoset një largpërçues i rrymës”, shprehet për “RTV Dukagjinin” Isen Isufi, pronar i tokës.
Iseni, i cili jeton në Zvicër, krejt këtë investim që e ka bërë në fshatin e tij nuk po arrin ta gëzojë, përcjell albinfo.ch.
Fëmijët ai nuk guxon t’i sjellë në shtëpinë e tij gjatë kohës së pushimeve. “Unë rri te miqtë me fëmijë në Suharekë. Ndonjëherë kur vij në Kosovë, shkoj në hotel ose diku tjetër dhe nuk kam tentuar të investoj më shumë në këtë shtëpi për ta bërë të banueshme”, thotë me tej Isufi.
Derisa ishin vendosur këto shtylla në oborrin e tyre, kishte qëndruar edhe policia.
Në një video që ka siguruar televizioni nga familjarët, shihet se policia ishte stacionuar në oborrin e shtëpisë, edhe kur ajo ishte në ndërtim e sipër.
Se ka rrezik për jetë nga tensioni i lartë i energjisë elektrike, e tregon edhe shenja paralajmëruese e vendosur në të.
Televizioni Dukagjini për një kohë të gjatë ka pritur përgjigje nga ana e KEDS-it, por këta të fundit nuk u përgjigjen.
E për këtë problem pronari Isufi i është drejtuar Gjykatës së Apelit, ndërsa kjo e fundit e ka pranuar lëndën vitin e kaluar.
“Lënda është caktuar te gjyqtari dhe pret radhën e përfundimit, por sa për informate kemi shumë lëndë dhe në rend për zgjidhje i kemi lëndët e vitit 2014”, thuhet në përgjigjen e Apelit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












