CH-Ballkani
Shqipëria, kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Kjo tregon se Tirana preferon zbatimin e marrëveshjeve politike ekzistuese mes Prishtinës dhe Beogradit, pjesë e të cilave nuk është ndryshimi i kufijve
Ministria e Jashtme e Shqipërisë shfrytëzoi një takim të kreut të diplomacisë, Ditmir Bushati, me një grup të përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës për të treguar mes rreshtave se Shqipëria nuk e mbështet idenë e ndryshimit të kufirit, apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Pikësëpari, deklarata zyrtare e Ministrisë për Evropën dhe Punës e Jashtme tregon qartë se Tirana e sheh edhe në të ardhmen Luginën si pjesë të territorit të Serbisë, ndryshe nga sa ishte folur gjatë kësaj periudhe për një shkëmbim të saj, duke u dhënë serbëve veriun e Kosovës.
Deklarata nënvizon gjithashtu se ministri Bushati siguroi bashkëbiseduesit se shteti shqiptar do të vijojë të kërkojë nga Serbia për shqiptarët e Luginës atë që atyre u takon, shkruan “TCH”.
Më tej, deklarata i referohet konkretisht dialogut Kosovë-Serbi. Në respekt të stilit diplomatik, Ministria e Jashtme në Tiranë vijon me mesazhet mes rreshtave, kur thekson se ministri Bushati ka nënvizuar rëndësinë e vijimit të këtij dialogu dhe “orientimit të tij në mënyrë efektive, në terma të qartë, pa ekuivok dhe të balancuar, sa i përket zbatimit të plotë të marrëveshjeve dhe avancimin e proceseve integruese të Kosovës”, përcjell albinfo.ch.
Kjo tregon se Tirana preferon zbatimin e marrëveshjeve politike ekzistuese mes Prishtinës dhe Beogradit, pjesë e të cilave nuk është ndryshimi i kufijve.
Por, duket se të njëjtin mesazh kundër ndryshimit të kufirit dhe shkëmbimit të territoreve Tirana e kishte shprehur edhe më parë, edhe më hapur, në një prononcim të ministrit Bushati gjatë një vizite në SHBA, në fund të korrikut të kaluar, i cili duket se ka kaluar pa u vënë re.
Bushati pyetet konkretisht mbi çështjen në Forumin e Këshillit Atlantik dhe del hapur kundër.
“Mendoj se kjo do të shkonte kundër frymës së të gjitha përpjekjeve të bëra në Ballkan gjatë 3 dekadave të fundit. Do të shkonte kundër frymës së Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare me vlerë ligjore. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos hapim kutinë e Pandorës për raste të tjera në rajon”, do të shprehej ai.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin














