CH-Ballkani
Daçiq s’ka demarkacion të njëanshëm
Kosova ka shpallur njëanshëm pavarësinë, por për demarkacion nuk mund të vendosë në të njëjtën mënyrë, pasi ekzistojnë disa gjëra të cilat nuk mund të bëhen ashtu, tha sot shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.
“Nuk ka hapa në këtë drejtim derisa të arrihet një marrëveshje”, tha Daçiq në një konferencë shtypi i pyetur lidhur me deklaratat rreth korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi.
Ai kujtoi se vazhdimisht kishte vënë në dukje se nuk ka dilemë nga pala serbe për kompromis, por edhe pala tjetër sipas tij duhet të deklarojë nëse ajo dëshiron, ka shkruar Teleizioni Publik, përcjell Albinfo.ch.
“Dialogu do të vazhdojë në shtator, siç tha presidenti Aleksandar Vuçiq. Nuk e di nëse do të ketë më shumë takime jashtë këtij dialogu në forume të ndryshme ndërkombëtare. Aktualisht nuk kemi asnjë propozim rreth të cilit është arritur ndonjë marrëveshje. Ndonjëherë përshtypja është krijuar sikur gjithçka është zgjidhur,” tha ai.
Me rastin e deklaratave se Prishtina dëshiron të marrë Bujanovc dhe Preshevën, Daçiq tha se këto janë të gjitha “fjalë të zbrazëta” dhe se nëse dikush dëshiron të diskutojë seriozisht këtë, ai duhet të jetë pjesë e një projekti serioz.
“Ne duam zgjidhjen më pak të keqe për të gjithë. Ata gjithashtu do të donin që vendet që nuk janë nga ky rajon të ndjekin procesin dhe të mbështesin zgjidhjen që arrijmë “, tha Daçiq.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












