Shqipëria
Një tjetër atraksion turistik, restaurohet Kisha e Shën Mërisë në Bënjë
Në Përmet ka përfunduar restaurimi i Kishës së Shën Mërisë.
Pas shpalljes së fshatit Bënjë të Përmetit, Qendër Historike, ka përfunduar restaurimi i Kishës së Shën Mërisë.
Restaurimi i kishës është hapi i parë i ndërmarrë për zhvillimin e kësaj zone. Kisha e Shën Mërisë cilësohet si një monument kulture i kategorisë së I-rë, dhe është një objekt me vlera të veçanta, ndërtuar mes viteve 1789 dhe 1891.
Bënja është një vend me potenciale kulturore dhe natyrore të mëdha, ndaj meriton të jetë një ndër destinacionet turistike më të kërkuara në Përmet, shkruan Albinfo.ch.
Trashëgimia Kulturore dhe turizmi kulturor mbeten prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës. Për këtë ka shkruar edhe kryeministri Edi Rama.
“Me këto pamje të Kishës së Shën Mërisë në Bënjë të Përmetit, vepër e fundshekullit XVIII me një model të rrallë arkitekturor, ku kanë përfunduar punimet restauruese pas shpalljes së këtij fshati Qendër Historike”, ka shkruar Rama në facebook.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












