Jeta në Zvicër
Të veçantat e kartëmonedhës së re 200-frangëshe
Prerja e re e bankënotës është ngjyrë kafe, por më e vogël se seria e mëparshme. Ajo do të vendoset në qarkullim më 22 gusht
Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) të mërkurën paraqiti një bankënotë të re 200-frangëshe, e cila do të hyjë në qarkullim më 22 gusht. Ende me ngjyrë kafe, por me përmasa më të vogla, kjo e fundit tani e thekson thirrjen shkencore të Zvicrës, ka pohuar Fritz Zurbrügg, nënkryetar i institutit emetues.
Pas prerjes së bankënotave prej 50, 20 dhe 10 franga, bankënota prej 200 frangash është e katërta në serinë e nëntë që do të paraqitet, thekson Banka Qendrore Zvicerane në një konferencë shtypi në Cyrih. E para e serisë, bankënota prej 50 frangash, u paraqit në prill të vitit 2016.
Seria e re e prerjes i përkushtohet temës “Zvicra në shumë aspekte”. Pas aventurës për emetimin e 50 frangave, kreativitetin e asaj të 20 frangave dhe organizimin e prerjes së 10 frangave, bankënota e re prej 200 frangash përqendrohet në thirrjen shkencore të Zvicrës.
Portreti i shkrimtarit zviceran Charles Ferdinand Ramuz, i cili deri më tani zbukuronte bankënotën prej 200 frangash, i hap rrugë disa ilustrimeve që simbolizojnë hulumtimet.
Elementi kryesor i bankënotës së re është materia, e ilustruar me një detektor të Organizatës Evropiane për Kërkim Bërthamor (CERN) dhe një eksplodim i grimcave. “Kjo përfaqëson angazhimin për hulumtime në Zvicër”, tha Zurbrügg. Çdo bankënotë e serive të reja përfaqëson një vend të vërtetë dhe një objekt, shkruan “Le Matin”, përcjell Albinfo.ch.
Ekzistojnë gjithashtu elemente grafike të përbashkëta me bankënotat e tjera, domethënë dorën dhe globin. Gishtat e dorës përfaqësojnë tre akset koordinuese, duke evokuar dimensionet hapësinore në të cilat shtrihet materia.
Siguria, në zemër të dizajnit
Ashtu si edhe prerjet e tjera tashmë të nisura, bankënota e re prej 200 frangash përfshin pesëmbëdhjetë karakteristika të sigurisë për të komplikuar falsifikimet. Pesë teste janë “lehtësisht” të realizueshme për të verifikuar vërtetësinë e biletës, thotë SNB.
“Tani kemi një bankënotë të re për t`ju përballuar me sukes falsifikuesve”, ka pohuar Beat Grossenbacher, drejtor i divizionit të bankënotave e monedhave pranë SNB-së. Seria e re duhet të mbetet në qarkullim për 15-20 vitet e ardhshme, një periudhë relativisht e gjatë në krahasim me mesataren për vendet e tjera.
Tani për tani, numrat e falsifikimeve për serinë e re janë shumë të ulëta, sipas Grossenbacher. Dhe falsifikimet janë shumë të papërpunuara.
Qarkullimi i bankënotës së 200 franga nuk pritet të ndryshojë, tha Zurbrügg. Aktualisht, ajo përfaqëson 12.4 për qind të numrit të prerjeve në qarkullim, një proporcion mjaft i afërt me atë të bankënotës 50 franga. Gjithsej, rreth 450 milionë bankënota zvicerane janë në qarkullim.
Lidhur me bankënotën e 10 frangave të paraqitur në tetorin e kaluar, Z. Zurbrügg përkujtoi suksesin e saj. Ajo u zgjodh si bankënota 2017 nga Shoqata Ndërkombëtare e Kartëmonedhave (IBNS), një vit pas konskerimit të bankënotës së 50 frangave.
Dy prerjet që mungojnë, bankënota prej 1000 frangave dhe bankënota prej 100 frangash, do të dalin në qarkullim në mars dhe në vjeshtë të vitit 2019. Temat e tyre përkatëse do të jenë shija për komunikim dhe tradita humanitare, përcjell më tej Albinfo.ch.
Bankënotat e serive të mëparshme, të tetat me radhë, të lëshuara ndërmjet viteve 1995 dhe 1998, mbeten të vlefshme deri në një njoftim të mëtutjeshëm. Apriori, dy vjet pas lëshimit të prerjes së fundit të serisë së nëntë, do të përkujtohen biletat e serisë së tetë, thonë nga institucioni i emetimit. Ata nuk mund të përdoren më në arkë, por mund të shkëmbehen për njëzet vjet me SNB.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













