Kosova
Komuna e Prishtinës transparente publikoi sot “Kontrata e Hapura”
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë, publikoi sot platformën më të re digjitale "Kontratat e Hapura", platformë kjo që vendos standardin e ri të transparencës në Kosovë dhe jo vetëm.
Secila kontratë e nënshkruar, me të gjitha detajet, që nga fillimi i procedurave të prokurimit deri në realizmin e kontratës, do të jetë online dhe e aksesueshme për të gjithë ( http://kontratatehapura.prishtinaonline.com/ ), shkruan Albinfo. ch.
“Kjo platformë është punuar në dy module, një për strukturën manageriale të institucionit dhe një për publikun. Kësisoj, përveç që mundësohet qasje shumë e lehtë e të gjithë qytetarëve në këto dokumente, rregullimi dhe përshpejtohet edhe më tutje menaxhimi i kontratave nga ana e zyrtarëve komunal. Në platformë, përveç që shihen procedurat dhe detajet e kontratave, shënoni edhe dinamika e realizimit të secilës kontratë: me ngjyrë të gjelbër dallojnë kontratat e përfunduara në kohë; me ngjyrë të verdhë ato që janë gati në fund të afatit kohor; dhe me ngjyrë të kuqe kontratat që kanë kaluar kohën e parashikuar dhe nuk janë përfunduar ende. Kjo shton përgjegjësinë publike dhe të institucionit për të ndërmarrë masat e duhura, edhe të kompanive për të përfunduar me kohë punimet “, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Sipas njoftimit ‘..Kryeqyteti i Kosovës vazhdon të jetë lider në transparencën institucionale, dhe të vlerësohet si i tillë nga shumë organizata dhe institucione. Duke qenë kështu, në fund të shtatorit jemi ftuar në garën për Kryeqytetin më transparent në Evropë, që do të mbahet në Sllovaki ‘.
Platforma “Kontratat e Hapura” është një projekt i realizuar nga Open Data Kosova dhe Vajzat Coding Kosova, mbështetur nga UNICEF-i dhe ADA. Hapat e parë drejt këtij niveli të transparencës ishin Prishtina Digjitale, Platforma Digjitale për Pjesëmarrje Publike dhe Prishtina Open Data.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













