Kosova
Bashkatdhetarët nga Zvicra bëjnë me shtëpi dy familje në Gjilan
“Falënderoj pesë donatorët, bashkatdhetarë nga Zvicra, në rastin e ndërtimit të shtëpisë së Shabanit, në kuadër të aksionit të madh “Pak nga ne, shumë për ata”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorët, ka inauguruar dy shtëpi të reja për familjet me gjendje të rëndë sociale, përkatësisht për familjen e Nazmi Ilazit nga Livoç të Epërm (renovim i plotë) dhe për familjen e Shaban Zahirit.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar donatorët për solidaritetin, ka thënë se përfundimi i këtyre dy shtëpive arrin në 65 sosh për familjet në nevojë, pas Gala Mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, e cila është realizuar me iniciativën e tij në tetorin e vitit 2014, përcjell albinfo.ch.
“Falënderoj pesë donatorët, bashkatdhetarë nga Zvicra, në rastin e ndërtimit të shtëpisë së Shabanit, në kuadër të aksionit të madh “Pak nga ne, shumë për ata”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas inaugurimit.
Haziri ka njoftuar se Komuna është duke e bërë gati edhe një banesë për një nënë vetëushqyese, ndërkaq ka theksuar se janë ndarë 36 mijë euro për shoqatat që janë të specializuara për t’i trajtuar fëmijët me nevoja të veçanta.
Ndërkaq, Shaban Zahiri është shprehur tejet i emocionuar, duke falënderuar kryetarin Lutfi Haziri dhe donatorët që e bën me kulm mbi kokë.
Gjatë inaugurimit, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të vazhdojnë të bëhen solidar për t’u dalë në ndihmë familjeve me probleme të banimit dhe strehimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjon’s Tears në intervistë për median zvicerane, flet për Kosovën Pas paraqitjeve të dukshme në televizion, Gjon’s Tears nga Fribourg publikoi albumin e parë në mars....
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj