Shkurt.ch
Zvicra pranon infermiere nga Rumania
Deri në gjysmën e vitit 2013 do të ketë dhjetë angazhime të tilla ndërsa në dy vitet sa vazhdon projekti, gjithsej 50
Përmes një pilot projekti të Caritasit të Zvicrës u mundësohet infermiereve dhe infermierëve nga Rumania që të punojnë për një kohë të caktuar në përkujdesjen e të moshuarve në Zvicër, në shtëpitë e tyre.
Si kusht ka qenë që ata/ato të kenë kualifikime të mira, ka thënë sot para medieve në Bernë drejtori i Caritas-it, Hugo Fassel .
Shkas për bashkëpunimin me një organizatë partnere nga qyteti rumun Siebenbürgen me emrin “Care Migration”. Infermieret rumune që i angazhon Caritasi, obligohen që pas shërbimit tremujor në Zvicër të kthehen sërish në Rumani, ku duhet të punojnë së paku tre muaj në shërbimin e spitex-it të Caritasit në Rumani.
Hassel më tutje ka thënë se përmes këtij projekti vendosen nën një kulm kërkesat e personave në Zvicër që kanë nevojë për përkujdesje dhe ato të shërbimit shëndetësor në Rumani.
Në Zvicër ka gjithnjë më shumë persona të moçëm që dëshirojnë sa më gjatë të jetë e mundur të jetojnë në shtëpitë e tyre. Por shumicës së tyre u mungojnë familjarët të cilët do të kujdeseshin për ta.
Sipas drejtorit të Caritasit, shpeshherë ka ndodhur që për të plotësuar këto zbrazësi të angazhoheshin emigrantët nga Evropa Lindore, të cilët shpeshherë janë diskriminuar duke u paguar rroga të mjera. Ndërkaq me këtë projekt sigurohen kushte korrekte të pagesës dhe të punës. Paga bruto e të angazhuarve është 4400 franga.
Pas heqjes së kontributeve për sigurim dhe tatime, personave në fjalë u dërgohen në llogaritë e tyre bankare në Rumani nga 2700 franga. Me një angazhim tremujor në Zvicër ato fitojnë aq sa do të fitonin për një vit në Rumani.
Ndërkaq, infermieret rumune nuk do t`u konkurrojnë kolegeve të tyre zvicerane, pasi që puna e tyre do të kufizohet vetëm në përkujdesje. Për ndonjë punë tjetër atyre do t`u nevojitet njohja e diplomave rumune nga Zvicra, veç kësaj njohja e gjermanishtes nga ana e tyre është shpesh e pamjaftueshme.
Deri në gjysmën e vitit 2013 do të ketë dhjetë angazhime të tilla ndërsa në dy vitet sa vazhdon projekti, gjithsej 50.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













