Shqipëria
Tërmeti në Shqipëri: 4 shtetas kosovar goditen nga një shkëmb
Katër turist kosovar janë goditur nga një shkëmb i cili ra mbi veturën e tyre pas tërmetit në Shqipëri.
Lëkundjet e forta të tërmetit pasditen e sotme që shkundën të gjithë vendin dhe jo vetëm, kanë pasur pasojat e veta.
Një masiv shkëmbor është shkëputur në zonën e Valbonës duke goditur një automjet, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
Nga raportimet e para, thuhet se masivi shkëmbor u shkëput nga lëkundjet e tërmetit.
Ngjarja ndodhi në aksin Valbonë-Bajram Curri
Katër shtetas kosovarë u goditën nga masivi shkëmbor teksa udhëtonin me një mjet Land Rover.
Mjeti u godit në pjesën e bagazhit, dhe bëri 3-4 rrotullime. Por për fat të mirë, 4 shtetasit kosovarë, 2 burra e 2 gra, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata u transportuan menjëherë në Kosovë
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












