Jeta në Zvicër
Pilot projekt për integrim të refugjatëve
Konfederata dhe fermerët zviceranë, në pesë kantone migrantëve u ofrojnë njohuri themelore për trajnime të mëvonshme në bujqësi
Shoqata e fermerëve zvicerane (SBV) dhe Sekretariati shtetëror për migrim (SEM), kanë tërhequr një bilanc pozitiv nga pilot projekti trevjeçar me refugjatët dhe ata të cilët janë pranuar përkohësisht për “punë në bujqësi”.
Për Jacques Bourgeois (60) nga SBV, projekti i integrimit të punës së refugjatëve ishte një situatë e favorshme: bujqit mund të gjejnë vende të lira dhe emigrantët mund të hyjnë në tregun e punës.
Deri në fund të vitit 2017, 30 emigrantë kishin gjetur një punë për punësim në një fermë bujqësore, 24 prej të cilave e kishin përfunduar atë. Pas përfundimit të projektit, 14 kompani u ofruan migrantëve një punë.
Gjithashtu shefi i SEM Mario Gattiker (61) duket i kënaqur në tre vitet e fundit. Por ai nuk e fsheh faktin ekzistojnë kritikat e ngritura nga Universiteti Bernës i Shkencave të aplikuara, në raportin e vlerësimit të pilot projektit: “Me këtë, Universiteti po nxit hapjen e dyerve”, tha sekretari i SEM, përcjell albinfo.ch.
Parakushti për një integrim të suksesshëm të punës është njohja e mirë themelore e një gjuhe kombëtare. Përpos kësaj, mirëkuptimi i praktikave lokale të punës dhe zakoneve zvicerane krijon një bazë për aftësinë e migrantit për të përballuar mirë punën e tij në fermë.
Tarifa e integrimit prej 18.000 frangash
Këtë praktikë, Qeveria federale e ka njohur, ka pohuar Gattiker duke shtuar se edhe ministrja e Drejtësisë Simonetta Sommaruga (58), si pjesë të axhendës së saj për integrim ka rritur pakon e integrimit nga 6000 deri në 18.000 franga për migrant me një status të qëndrimit.
Në këmbim, kantonet kanë rënë dakord t`i intensifikojnë përpjekjet e tyre për të integruar refugjatët dhe ata që pranohen përkohësisht.
Trajnimi bujqësor fillon këto ditë
Dhe risi tjetër është se refugjatët të rinj që duan të punojnë në bujqësi, por ende nuk kanë përvojë praktike dhe që shprehin vështirësi në njohje të gjuhës në rajonin e tyre të qëndrimit, të përfundojnë një parakurs një njëvjeçar të integrimit, njofton Albinfo.ch.
Këto ditë, në pesë kantonet e Aargaut, Bernës, Friburgut, Neuchatelit dhe Tiçinos, do të fillojnë mësime të tilla në shkollat bujqësore. Kështu pra, në “Informa Rütti” të Zollikofenit në afërsi të Bernës. Këtu mësimin do ta fillojnë 10 eritreanë, një somalez dhe një kosovar.
Të 12 pjesëmarrësit do të marrin pjesë në një mësimdhënie tri ditë në javë dhe dy ditë gjatë 38 javëve të shkollës bujqësore për njohje të një gjuhë kombëtare, matematikës dhe njohuri të përgjithshme dhe natyrisht arsimit teknik bujqësor. Sporti është gjithashtu në planin mësimor.
Pjesëmarrësit për shembull, do të mund ta përfundojnë edhe mësimin për marrjen e patentë shoferit për traktor, në mënyrë që ata shumë shpejt, në sajë të njohurive gjuhësore dhe aftësive themelore bujqësore pas vitit të trajnimit, të gjejnë një praktikë në ndonjë fermë, ku ata mund të angazhohen në mënyrë më të shpejtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













