Kosova
Gratë në diasporë, lobuese të mira në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës
Gratë pjesëmarrëse, thanë se konferenca e organizuar nga Ministria e Diasporës, ishte frytdhënëse në shkëmbimin e përvojave mes tyre
Në kuadër të Ditëve të Diasporës, Ministria e Kulturës së Kosovës organizoi ditëve të fundit aktivitete të shumta.
Një ndër to, ishte edhe tryeza me gratë e diasporës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Ndërsa përfaqësues të Mistrisë së Diasporës, i thanë Radio Kosovës se gratë në diasporë, janë lobueset me të mira në ruajtjen gjuhës, kulturës dhe traditave kombëtare, përcjell albinfo.ch.
50 gra intelektuale nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, dhe Mali i Zi ndanë përvojat e tyre, që për gjeneratat e reja mund të shërbejnë si shembuj shumë të mirë në ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare. Një nga to është Durdica Ramqaj, e cila jeton dhe vepron në Kroaci.
“Unë jam nuse kosovare edhe tash jam bashkëpunëtore e shkollës plotësuese në gjuhen shqipe ne Velika Gorica edhe jam ciceronia turistike në Kroaci e vetmja në gjuhen shqipe. Pra, e kam për detyre qe ti shoqëroj nxënësit shqiptar që jetojnë në Kroaci për shëtitje dhe ta njohin atdheun e ri në Kroaci”, është shprehur Ramqaj .
Ndërsa Leonora Zefi, është mësuese e gjuhës shqipe në Itali, si dhe autore e disa librave me rëndësi. Ajo përmes shoqatës “Teuta”, u mundëson shumë fëmijëve që të mësojnë edhe gjuhën shqipe.
“Mendoj qe grat shqiptare duhet të lëvizin, të ngritën në nivele me të larta, jo për tu bërë gra për të dhenë urdhra, por për tu bërë gra me të vlefshme për familjet tona për sheqerin ku rrinë dhe ku rriten fëmijët e tyre”, tha Zefi.
Kosova është mirënjohëse për punën dhe angazhimin e grave në diasporë, i tha Radio Kosovës Altin Daci, zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës:
“I falënderoj përzemërsisht gratë e diasporës për kontributin që kanë dhënë për vite më radhë për ruajtjen,traditën e gjuhës shqipe, sidomos në rrethin familjar edhe aty ku kanë jetuar”, theksoi Daci.
Gratë pjesëmarrëse, thanë se konferenca e organizuar nga Ministria e Diasporës, ishte frytdhënëse në shkëmbimin e përvojave mes tyre.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













