Kosova
Dema: Vepra e Demaçit do të jetojë brez pas brezi
Universiteti i Prishtinës, "Hasan Prishtina" ka mbajtur akademi përkujtimore për nderë të Adem Demaçit.
Për nder të atdhetarit të shquar, Adem Demaçi, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është mbajtur akademi përkujtimore.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka thënë se lajmi për vdekjen e Demaçit ka prekur zemrat e shqiptarëve kudo. Ai ka thënë se vepra e Demaçit do të jetojë gjatë brez pas brezi dhe do të kujtohet në mesin e studentëve.
Dema ka shtuar se Demaçi i ka trajtuar të gjithë njëjtë, pavarësisht përkatësisë kombëtare apo fetare. Rektori i UP-së po ashtu shtoi se ndjehet krenar që ky Universitet ka arritur ta nderojë veprimtarin Demaçi gjatë kohës sa ai ishte gjallë.
Përfaqësuesi i familjes Demaçi, Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit, u ka freskuar kujtesën të pranishmëve, duke kujtuar pjesë nga protestat për këtë universitet. Atdhetari Adem Demaçi u nda nga jeta të enjten, në moshën 82-vjeçare.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë















