Kosova
Kurti: Të mos përsëritet konferenca si e Londrës
Për ndarjen ka shkruar edhe Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka bërë thirrje që të mos përsëritet konferenca si ajo e Londrës.
“Sot, kur nëpër media lexojmë se si pushtetarë të lartë po merren vesh për “kompromise të dhimbshme”, nuk mund të mos kujtojmë historinë tonë. Para 105 vjetësh u përmbyll Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Gjatë asaj konference, Fuqitë e mëdha u morën vesh ta ndanin pjesën ballkanase të Perandorisë Otomane mes Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi dhe njëkohësisht i caktuan kufijtë e Shqipërisë, duke lënë jashtë saj gjysmën e trojeve të banuara nga shqiptarët dhe rreth 40% të popullsisë shqiptare”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Kurti ka shkruar se tash është koha që ta ndryshohet ky tipar problematik i politikbërjes.
“Një politikë e vëmendshme ndaj nevojave aktuale e historike të popullit tonë, një politikë bashkëpunuese me intelektualët e moralshëm kombëtarë, që të mos përballemi në të ardhmen me vendime si ato të Konferencës së Londrës, ku vendet tona i ndajnë e i shqepin pa na marrë parasysh”, ka shkruar Kurti.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











