Kosova
Mashtrimi për punë në Gjermani
Sipas përgjigjes me shkrim, kjo agjenci thotë se ofron vende pune për profesionet si: kamerier, shofer, shitës, ndihmës në ndërtimtari, elektricist dhe profesione të tjera
Përmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme, kryesisht atij Viber, qytetarët në Kosovë kanë filluar të marrin së fundmi mesazhe, në të cilat u ofrohet mundësi punësimi, dhe atë në Gjermani.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar njërën nga këto që veten e quajnë agjenci punësimi. Në përgjigjen e dërguar përmes aplikacionit Viber, thuhet se ofrojnë kontratë pune për profesione të ndryshme në Gjermani.
Përfaqësuesit e kësaj agjencie thonë se pas kompletimit të dokumentacioni kontrata e punës bëhet brenda 21 ditësh, përcjell albinfo.ch.
Sipas përgjigjes me shkrim, kjo agjenci thotë se ofron vende pune për profesionet si: kamerier, shofer, shitës, ndihmës në ndërtimtari, elektricist dhe profesione të tjera.
Por, sa janë të besueshme këto agjenci dhe a mund të arrihet një kontrate pune në Gjermani përmes tyre?
Në Policinë e Kosovës, sipas zëdhënësit, Daut Hoxha janë paraqitur raste të mashtrimit që kompani apo agjenci të tilla u kanë bërë qytetarëve.
Ai shton se për të gjitha rastet e raportuara, Policia e Kosovës i ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore të parashkruara me Kodin Penal të Kosovës.
Idriz Sadiku, qytetar nga Prishtina thotë të ketë pranuar një mesazh të tillë, por që nuk mendon se është i besueshëm. “Po, kam marr një mesazh përmes Viber-it, nuk jam interesuar fare mund edhe të mos jetë i besueshëm. Unë mendoj se këto kompani po e shfrytëzojnë nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë dhe po mashtrojnë qytetarët me gjëra të tilla dhe për përfitimi të tyre”, thotë ai.
Ndërsa, Nita Sylejmani thotë se edhe ndoshta do ta provonte një mundësi të tillë nëse siç shprehet ajo nuk do të kushtonte shumë.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë të mos jenë në njohuri për këtë mënyrë të ofrimit të vendeve të punës përmes aplikacioneve të teknologjisë së menduar, përkatësisht përmes Viber-it.
Mimoza Kqiku, këshilltare për informim e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë për Radion Evropa e Lirë se si ministri bashkëpunojnë vetëm me agjenci që janë të licencuara në Kosovë dhe jo me agjenci të cilat veprojnë në shtete të caktuara.
Ajo thekson se për dy vjet që prej kur ka nisur procesi i licencimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka licencuar 17 agjenci të cilat ofrojnë shërbime të punësimit apo ndërmjetësim në punësim si brenda vendit ashtu edhe jashtë.
Sa i përket punësimit në vendet e Bashkimit Evropian, Kqiku thotë se Ministria e Punës është në përpjekje të nënshkrimit të marrëveshjes për punësim sezonal në disa nga vende të BE-së.
Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit. Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare është mbi 30 për qind.
Në tregun e punës në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















