Shkurt.ch
10 vjet burg kosovarit të kapur me 107 kg. heroinë
Atij i janë gjetur 86 kg heroinë dhe 66 kilogramë hollues të drogës, që ishte një sasi rekorde për Zvicrën
Gjykata e Qarkut në Cyrih ia ka vërtetuar dënimin me 10 vjet burg një shqiptar 31 vjeçar me shtetësi të dyfishtë, kosovare dhe zvicerane. Ky dënim i ishte shqiptuar atij nga një shkallë më e ulët e gjyqësisë pasi ishte gjetur fajtor për importimin në Zvicër të 107 kilogramëve heroinë, nga të cilat i kishte shitur më tutje 20 kilogramë.
Arrestimi më 10 mars 2010 i këtij ish pronari të një agjencie udhëtimesh qe konsideruar si njëri ndër sukseset më të mëdha të ndjekësve të drogës në regjionin e Cyrihut. Ata nuk kishin kapur kurrë deri më atëherë një sasi kaq të madhe heroine për një herë.
Në një garazh nëntokësor në Regensdorf të Cyrihut, policët kishin gjetur të fshehur në një veturë 86 kg heroinë me pastërti prej 45 për qind si dhe 66 kilogramë hollues të drogës. Kjo gjetje ishte një sasi rekorde për Zvicrën.
Menjëherë qe kapur edhe pronari i kësaj droge.
Të hënën, shtetasi kosovaro-zviceran ka pranuar para trupit gjykues aktin që po i ngarkohej. Sipas pohimit të bërë, ai, një muaj para se të arrestohej kishte importuar 107 kilogramë heroinë dhe e kishte vendosur atë në garazhin e tij. Prokurororia konsideron se vlera e kësaj droge në treg është rreth 4 milionë franga.
Brenda një periudhe kohore prej disa javësh nga importimi, kosovari tashmë i dënuar, ka furnizuar disa grupe shqiptare tregtarësh droge në rrethinën e Cyrihut me rreth 20 kilogramë heroinë.
Ai, para trupit gjykues është munduar të arsyetohej se për ta bërë atë që e ka bërë, ka qenë nën presionin e një tregtari të madh droge. Por, ai nuk e ka përmendur emrin e tregtarit në fjalë. Synim i kosovarit ka qenë që dënimin nga instanca e parë prej 10 vitesh burg ta ulte në 7 vite. Nga ana tjetër, prokuroria kërkonte për të një shtim të masës së dënimit, nga 10 në 14 vjet burg.
Në po këtë seancë është dënuar edhe një bashkëveprues i kosovarit, një shtetas i Maqedonisë. Atij i është shqiptuar dënimi me 5 vjet burg, pasi që nga i dënuari kryesor kishte marrë 10 kg. heroinë.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










