Tematike
OCDE: në vitin 2060, Kina dhe India do ta dominojnë ekonominë botërore
Tages Anzeiger : "Bota e fëmijëve tanë do të ndryshojë në mënyrë fundamentale"
Në vitin 2060 Kina dhe India do ta dominojnë ekonominë botërore – parashikon OECD-ja. Shteteve të vjetra, në mesin e tyre edhe Zvicrës, i prognozohet humbje e rëndësisë.
Kina do t’ia marrë primatin SHBA-ve si superfuqia ekonomike botërore. Vendi më i popullëzuar i botës së bashku me Indinë deri në vitin 2025 do të kenë brutoprodhim më të madh sesa shtatë kombet ekonomikisht më të zhvilluar (G7).
Këtë e kumtoi Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në prognozën e saj afatgjatë deri në vitin 2060. “Vendet me rritje të shpejtë të popullësisë do të kenë një pjesëmarrje gjithnjë e më të madh në rendimentin ekonomik botëror.”
Kategoritë e rënda të Evropës do të ngecin
Përveç Kinës dhe Indisë, vende me ngritje ekonomike do të jenë edhe Brazili dhe Indonezia. Përveç Japonisë, që po plaket me shpejtësi, rënie do të pësojnë edhe shtetet evropiane të kategorisë ë rëndë si Gjermania.
Grupi i shteteve OECD parasheh një rritje të ekonomisë botërore prej rreth tre përqind. Vendet me rritje të vrullshme të popullësisë do të kenë ngritje shumë më të theksuar sesa vendet e etabluara industriale.
Një çvendosje e dukshme
Çvendosja e zhvillimit ekonomik në drejtim të vendeve me të ardhura të ulta do të kontribojë në ngritjen e standardit jetësor të këtyre vendeve. “Kështu në vendet e varfëra deri në vitin 2060 pritet katërfishimi i të ardhurave”, thekson OECD-ja.
Në Kinë dhe Indi të ardhurat do të mund bile edhe të shtatëfishohen. “Në një gjysmëshekulli hendeku në mes kombeve të zhvilluar dhe atyre aspiruese do të jetë më i vogël sesa sot.” Megjithatë mes vendeve të caktuara dallimet do të jenë evidente.
“Bota në të cilën do të jetojnë fëmijët dhe mbesat dhe nipërit tanë do të ndryshojë në mënyrë fundamentale nga bota jonë e sotshme”, theksoi sekretari gjeneral, Angel Gurría, me rastin e paraqitjes së raportit. Që të mund t’ju bëhet ballë vendeve me rritje të popullësisë, politika në tërë botën duhet të angazhohet për më shumë arsimim dhe produktivitet.
“Brenda Evropës do të jenë Gjermania, Luksemburgu dhe Austria me humbjen më të madhe të rëndësisë ekonomike”, theksoi me tej Gurría. Gjermania, partneri më i rëndësishëm tregtar i Zvicres, gjendej sipas llogarive të OECD-së të vitit 2011 menjëherë pas SHBA-ve, Kinës, Japonisë dhe Indisë në vendin e pestë të fuqive më të mëdha ekonomike botërore. Deri më 2060 Gjermania do të duhej t’ua lëshojë vendin Brazilit, Indonezisë, Meksikos, Rusisë dhe Francës.
OECD-ja i parsheh Zvicrës një rritje ekonomike më të lartë sesa shumë vendeve të tjera evropiane. Mesatarisht ekonomia zvicerane do të duhej të rritej për 2.1 % nga viti 2011 deri më 2060 – po aq sa edhe ekonomia e SHBA-ve.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












