Kosova
Arrestohen dhe sërish lirohen pesë serbë në Gjilan
Arrestimi i tyre është bërë pas hetimeve të zhvilluara dhe me urdhëresë të gjykatës, ndërsa ka mohuar shkrimet e disa mediave serbe, të cilat kanë shkruar se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së
Janë liruar në procedurë të rregullt pesë serbët e arrestuar në rajonin e Gjilanit, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovë. Lirimin e tyre e ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku.
“Ne me kërkesë të Departamentit për Krime të Rënda të Policisë, kemi hapur hetimet ndaj pesë personave të dyshuar për kërcënim, shantazh dhe presion ndaj pjesëtarëve të FSK-së. 5 të dyshuarit janë intervistuar dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Maloku raporton KTV. Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriq, kishte kërcënuar me ndërprerje të bisedimeve në Bruksel, nëse serbët e arrestuar nuk do të liroheshin deri në mbrëmje.
Ndërsa, Lista Serbe, aksionin e Policisë e ka quajtur shembull të përdorimit të tepruar të dhunës dhe frikësim të serbëve të Kosovës. Ky aksion sipas tyre, është demonstrim i nervozes së Prishtinës për shkak të humbjes së mbështetjes ndërkombëtare dhe dobësimit të saj në bisedimet me Beogradin.
Më herët sot, Policia e Kosovës kishte njoftuar se ka arrestuar pesë serbë në rajonin e Gjilanit, të cilët dyshohen se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Policia thotë se arrestimi i tyre është bërë pas hetimeve të zhvilluara dhe me urdhëresë të gjykatës, ndërsa ka mohuar shkrimet e disa mediave serbe, të cilat kanë shkruar se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së.
“Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët pa dallim se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe legjislacionit në fuqi, përderisa operacioni policor është duke vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













