Jeta në Zvicër
Zvicër: Dronët, kërcënim për kafshët dhe zogjtë
Duhet të ketë kujdes që të mos i përdorin dronët në vende ku jetojnë zogjtë
Një broshurë e re e publikuar të mërkurën synon të informojë pilotët e dromëve për mënyrën sesi mund të shmangin stresimin e kafshëve dhe zogjve, shkruan “The Local”.
Me rritjen e përdorimit të dronëve në zona që deri më tani kanë qenë të qeta, grupet e dronëve janë duke u paralajmëruar rreth ndikimit të mundshëm të këtyre pajisjeve në botën e egër, përcjell albinfo.ch.
Në informacionin e botuar të mërkurën, grupet, përfshirë Institutin Ornitologjik Zviceran në Sempach, Shoqatën Zvicerane të Gjuetisë dhe Peshkimit (KWL) dhe Federatën Zvicerane të Drones Civile, vunë në dukje se kafshët dhe zogjtë mund të perceptojnë dronët si një kërcënim.
Rritja pasuese e niveleve të stresit mund të ketë një ndikim në mbijetesën dhe riprodhimin, thanë grupet në një broshurë të re.
Pilotët e dornëve këshillohen që të mos fluturojnë drejtpërsëdrejti në kafshë apo zogj, ose t’i ndjekin ato.
Ata gjithashtu thanë se të ndërpriten fluturimet menjëherë nëse droni i tyre është i sulmuar, pasi shihet si kërcënim për ta.
Përdoruesit e dronëve gjithashtu këshillohen që të mos përdorin dron aty ky ka grumbuj zogjsh. Sepse nëse një zog mund të shqetësohet, atëherë, të gjithë largohen.
Duhet të ketë kujdes që të mos i përdorin dronët në vende ku jetojnë zogjtë.
Gjithashtu duhet të ketë kujdes që dronët të mos përdoren pranë rezervave natyrore zvicerane ose të ashtuquajtura “zona të qeta”.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













