Integrimi
Grabiste për të konsumuar drogë, pranë dëbimit maqedonasi
Për të finansuar konsumimin e drogës, 38 vjeçari nga Maqedonia mori turën e grabitjeve në rrethinën e Burgdorf. Tashmë e ardhmja e tij dhe familjes, varet nga duart e Gjykatës Rajonale, shkruan bernerzeitung.ch.
Maqedonasi shpesh zgjohej natën dhe fillonte grabitjet nëpër firmat private ose kantieret e ndërtimit, ku kryesisht plaçkiste hekurishtet dhe sendet me vlerë dhe më pas i shiste lirë te firma e riciklimit në Solothurnischen. Prokuroria e ka llogaritur dëmet e shkaktuara prej tij deri në 130 mijë franga.
Për të mos mbaruar këtu problemet, atij i ishte zhvleftësuar patenta e shoferit, ndërsa bashkëshortja e tij ishte dënuar me dy gjoba 6400 franga dhe 800 franga gjegjësisht.
Me plaçkitjet e tij 38 vjeçari pranoi vetë përballë gjykatëses rajonale në Emmental-Oberaargau se financonte kryesisht blerjen e drogës. Pjesën tjetër të fitimeve i harxhonte për ushqim ndaj bashkëshortes dhe veshmbathje për fëmijët, përcjell albinfo.ch.
Çështja e drogës
Familja katëranëtarëshe jeton me ndihmat sociale. Ai e ka pasur të vështirë të punojë nga varshmëria e drogës dhe barnat anti-depresivë. 38 vjeçari përveç delikteve të grabitjes kishte thyer edhe ligjet e qarkullimit rrugor.
“Kthimi në Maqedoni do ishte si me ma drejtuar pistoletën. Sigurisht nuk dua të kthehem atje, pasi në vendin helvet kanë të ardhme më të mirë fëmijët,” tha bashkëshortja e tij përpara gjykatës.
Një shtëpi në Maqedoni
I pandehuri tregoheshte më fleksibil. “Në Maqedoni unë mund të integrohem,” tha ai. Ai e zotëronte gjuhën e nënës, ndërsa shtëpia e babait ekziston akoma. Por largimi nga Zvicra do ishte “e rëndë” edhe për të.
Në vendet e europës juglindore është e vështirë të gjesh një punë. Nëse bashkëshortja dhe fëmijët do qëndronin në Zvicër, nëse ai do dëbohej nga Zvicra; 38 vjeçari nuk shqetësohet dhe është i bindur. “Ata do vijnë me mua,” thotë në fund ai i vendosur.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave













