Bota
Më shumë se 1400 refugjatë të mbytur në Mesdhe
Ndërsa Evropa diskuton me forcë për trajtimin e migrantëve, në Mesdhe ndodh një tragjedi pas tjetrës. Trafikantët vazhdojnë biznesin e tyre
Në përpjekjet e tyre të rrezikshme për të kalur nëpër Mesdhe janë mbytur që nga fillimi i vitit të paktën 1,405 vetë. Numri i të vdekurve është 40 përqind më i lartë se sa mendohej më parë, raporton Organizata për Migrim (IOM) në Gjenevë. Ky rekord i ri përfshin gjithashtu fatkeqësitë e 19 dhe 20 qershorit, shpjegoi Julia Black nga qendra e analizës së të dhënave të IOM në Berlin. Sipas saj vetëm në këto dy ditë vdiqën të paktën 215 vetë, shkruan “DW”.
Sipas saj statistikat përfshijnë gjithashtu të paktën 218 vetë të mbytur që nga e premtja e kaluar. Në veri të kryeqytetit libian Tripoli, u mbyt të premten para bregut një anije refugjatësh. Sipas të dhënave të IOM aty kanë humbur jetën ndoshta 104 vetë. Të dielën u mbyt në lindje të Tripolit një anije tjetër me emigrantë. Aty kanë humbur jetën ndoshta 114 vetë, përcjell albinfo.ch.
Në bilancin e IOM-it nuk janë regjistruar ende viktimat e tragjedisë së fundit. Të hënën, po ashtu para bregdetit libian u mbyt një anije me 104 vetë. Mendohet se 63 vetë nuk e kanë mbijetuar katastrofën, tha zëdhënësi i Marinës Libiane, gjenerali Ajub Kacem.
Në këtë kontekst, ekspertja e migracionit Nicole Hirt kritikon bashkëpunimin e BE-së me Rojën Bregdetare të Libisë. “Rojet bregdetare përbëhen nga kryekomandantë të ndryshëm që e quajnë veten roje bregdetare për të marrë para nga Evropa,” tha ajo për agjencinë epd. “Ata vetë janë të përfshirë në kontrabandën me qenie njerëzore, kështu që i shpëtojnë refugjatët në mënyrë që t’i shesin”.
Autoritetet e Maltës i ndaluan ndërkohë anijes gjermane të shpëtimit “Sea Watch 3” që të dilte nga porti. “Ndërsa ne na pengojnë të largohemi nga porti, njerëzit po mbyten, dhe kjo nuk është vetëm e turpshme, po është vepër penale”, tha kapitenia Pia Klemp e organizatës joqeveritare Sea-Watch. Edhe anija shpëtuese “Dhelpra e detit” e organizatës së Regensburg Sea-Eye nuk lejohet të dalë nga porti.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














