Sport
Ndryshimi i sponsorit, Federer përfiton 300 milionë dollarë
Zvicerani ka ndryshuar sponsorin pas 24 vitesh, sepse kishte nënshkruar me ‘Nike’ që në moshën 13-vjeçare
Tenisti zviceran Roger Federer zyrtarisht ka ndërruar sponsorin, por ka 300 milionë arsye për t’u gëzuar.
Ikona e tenisit ka nënshkruar me kompaninë japoneze “Uniqlo”, ku do të përfitojë 300 milionë dollarë për dhjetë vjet, apo 30 milionë dollarë në vit, shkruan albinfo.ch.
Zvicerani ka ndryshuar sponsorin pas 24 vitesh, sepse kishte nënshkruar me ‘Nike’ që në moshën 13-vjeçare, dhe e ka sponsorizuar deri më tani.
Marrëveshja me kompaninë amerikane kishte përfunduar në mars të këtij viti dhe nuk ishte vazhduar më. ‘Nike’ nuk ka dhënë ndonjë koment që nuk ka vazhduar me tenistin zviceran.
Federer kaloi pa problem turin e parë në ‘Wimbledon’, që llogaritet turneu më i rëndësishëm në tenis dhe do të mundohet të triumfojë, kësaj radhe me sponsor të ri. Ai ka fituar 20 Grand Sleme në karrierën e tij.
“Kemi shumë të përbashkëta me ‘Uniqlo’, pasi që të dy ndikojmë pozitivisht në botë. Do të përpiqemi të bashkojmë forcat dhe të ndërthurim përpjekjet tona kreative”, është shprehur Federer.
Vitin e kaluar, Federer fitoi 64 milionë dollarë nga turnetë dhe sponsorët, duke u klasifikuar i katërti, por ai pritet të ngritet edhe më lart, madje, mund të dalë edhe në vendin e parë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











