Kosova
Ramadani: Presioni i Serbisë mbi pjesëtarët serbë të FSK-së, i papranueshëm
Presioni nga ana e Serbisë ka bërë që tetë pjesëtarë të FSK-së, të komunitetit serb në Kosovë të kërkojnë dorëheqje.
Tetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës të komunitetit serb kanë kërkuar dorëheqjen nga FSK, shkruan Albinfo.ch.
Kjo për shkak të presionit i cili po u bën Serbia.
Zëvëndësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ ka thënë se presioni i Serbisë ndaj serbëve në Kosovë është i papranueshëm.
“Komuniteti serb në Kosovë po rrit çdo ditë e më shumë besimin në institucionet e sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe në FSK. Ndërsa, Serbia po rrit presionin ndaj tyre, në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe vulgare. FSK është shtëpi për të gjitha komunitetet. Aty edhe pjesëtarët serbë kanë karrrierë profesionale dhe të sigurt”, ka shkruar Ramadani, shkruan Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











