Bota
Protesta në Amerikë kundër politikës së Trump për migrantët
Politikat e Trump për migrantët në Amerikë ka bërë që, dhjetra e mijëra njerëz të dalin në protesta kundër tij.
Në Amerikë pritet që dhjetëra mijëra njerëz të bashkohen me protesta në mbarë vendin, kundër politikës strikte të emigrantëve nga Trump.
Sipas BBC, rreth 2 mijë fëmijë kanë mbëtur të ndarë nga prindërit e tyre, pavarësisht nga urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump që përfundoi politikën e diskutueshme, përcjell Albinfo.ch.
Urdhri i ndaloi fëmijët të merren nga prindërit që përballen me ndjekjen penale si pjesë e politikës së presidentit të “tolerancës zero” ndaj kalimeve të paligjshme të kufirit amerikan nga Meksika.
I ballafaquar me një reagim të ashpër, Presidenti Trump premtoi se do të “mbajë së bashku familjet” në qendrat e ndalimit të emigrantëve.
Një gjykatës në Kaliforni urdhëroi që familjet të ribashkohen brenda 30 ditëve, ndërsa ka të ngjarë që kjo të jetë një nga protestat më të mëdha në lidhje me emigracionin, një çështje që ka rezultuar thellësisht e përçarë nën presidencën e Donald Trump.
E-Diaspora
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 Kapitenia e Suedisë dhe e klubit anglez mbetet pjesë e London City Lionesses, pavarësisht se aktualisht... -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













