Jeta në Zvicër
Tifozët zviceranë rezervojnë gabimisht hotelin për 1.300 kilometra më larg
Zviceranët si duket nuk po mund të akomodohen si duhet në Rusi: Pasi disa tifozë zviceranë e kishin humbur rrugën duke shkuar pothuajse në zonën e luftës, tani është bërë e ditur se disa të tjerë e kanë rezervuar hotelin e tyre në vendin e gabuar

Një grup tifozësh zviceranë, të cilët kanë dashur ta mbështesin përfaqësuesen e tyre në ndeshjen kundër Brazilit, kanë bërë një gabim me rastin e rezervimit të hotelit, duke siguruar natën hiq më larg se 1.300 kilometra larg vendngjarjes. Në vend që të kërkojnë strehim në vendin ku ndodhet stadiumi – përkatësisht Rostov në Don, zviceranët kanë rezervuar hotelin në Rostov Veliki, në veri të Moskës. Kjo informatë është transmetuar nga mediat ruse, njofton Albinfo.ch.
Por, tifozët udhëtuan për në Rostovin e duhur ku gjendej një rrugë që i përkonte rezervimit të tyre. Mirëpo, hoteli nuk gjendej askund. “Turistët e huaj që erdhën në mbështetje të Kombëtares zvicerane na kanë thirrur dhe kanë deklaruar se po kërkojnë hotelin e tyre”, citohet të ketë thënë policia lokale, transmeton tutje albinfo.ch.
Një përkthyes nga policia, atyre më pas u tha se kishin grumbulluar emrat e të gjitha vendeve dhe kanë konstatuar se hoteli i tyre gjendej 1.281 kilometra larg Rostov Veliki. Më në fund, policia ruse atyre iu ka ndihmuar të gjejnë bujtinë të re.
Gjatë të dielës ishte bërë publik lajmi i një grupi tjetër nga kantoni i Bernës, i cili pothuajse ishte futur në zonën e krizës, pasi e kishte ngatërruar rrugën. Navigacioni i tyre iu kishte sugjeruar një rrugë që do t`i dërgonte përmes rajonit të pushtuar të Donetskit. Megjithatë, pesë zviceranët kanë pohuar se asnjëherë nuk kanë qenë në zonën e krizës dhe këtë rajon e kishin devijuar gjerësisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026