Bota
Oda Amerikane e Konsullata në New York, me aktivitete të përbashkëta
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ishte nikoqire e konsullatës së përgjithshme të Kosovës në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Teuta Sahatqija, me të cilën u bisedua për koordinimin e përpjekjeve ndërinstitucionale me qëllim të promovimit të mundësive për investime në Kosovë dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Ambasadorja Sahatqija tha se pas realizimit të suksesshëm të aktivitetit të përbashkët për promovimin e verërave të Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar në New York, ku mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nickey Haley, duhet të vazhdohet me aktivitete të tjera, të cilat kanë për synim sigurimin e partneriteteve për bizneset kosovare në SHBA.
Ajo foli në veçanti për mundësitë e shumta që ekzistojnë për kompanitë kosovare nga fusha e teknologjisë së informacionit, në aspekt të kontraktimit të proceseve afariste.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se përpjekjet institucionale për tërheqjen e investimeve amerikane në Kosovë duhet të jenë të bashkërenduara dhe më të targetuara për biznese specifike amerikane, të cilat kanë mundësi për zgjerim të biznesit në Kosovë.
Ai ofroi përkrahje Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork për koordinimin e aktiviteteve promovuese, të cilat do të mbaheshin përgjatë vitit në Nju-Jork, e të cilat do të kishin në fokus audienca më të targetuara të bizneseve dhe palëve të tjera të interesit, përfshirë këtu edhe autoritetet shtetërore amerikane, si dhe institucionet financiare amerikane e ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














