Shkurt.ch
Shanset për azil janë zero
Kohën e fundit është rritur dukshëm numri i azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia në BE
Nëse vazhdon fluksi i azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia për në vendet e Bashkimit Evropian, atëherë këto dy shtete mund të rrezikojnë bllokim të hyrjes në Shengen. Madje është ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, i ciki kërkon të kufizohet hyrja në Gjermani e serbëve dhe maqedonasve.
Sipas një raporti të DW, qw nga heqja e vizave në vitin 2010, numri i azilkërkuesve nga Serbisë dhe Maqedonia është rritur dukshëm. Serbia, aktualisht e zë vendin e dytë ndër dhjetë vendet kryesore prej nga vijnë azilkërkuesit në BE, ndërsa Maqedonia renditet e gjashta. Ndërsa shanset për njohjen e azilit, siç thuhet në raport, janë shume të vogla.
“Fluksi masiv i qytetarëve serbë dhe maqedonas duhet ndaluar menjëherë”, kërkoi ministri Friedrich, sipas të cilit, BE ta pezullojë sa më shpejt lirinë e vizave për këto vende.
Numri i azilkërkuesve, siç thuhet në raportin e DW, është rritur shumë në shtator në krahasim një vit më parë. Sipas të dhënave të ministrisë gjermane, në shtator ka pasur 6691 kërkesa për azil, rreth 62 për qind më shumë se në shtator 2012. Rritja më e fortë shënohet tek refugjatët nga Serbia dhe Maqedonia.
Eksperti socialdemokrat për çështjet e sigurisë Michael Hartmann për këtë valë refugjatësh i akuzoi “bandat e paskrupullta”. “Zyra federale për refugjatët në Nyremberg duhet t’i kthejë pa vonesë këta azilkërkues”, kërkoi Hartmann, sipas të cilit, për azilkërkuesit nga Pakistani, Siria dhe Afganistani, dyert gjermane duhet të mbeten të hapura.
Kryetari i komisionit parlamentar të punëve të brendshme, kristiandemokrati Wolfgang Bosbach, ndërkaq iu ka rekomanduar azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia që të mos kërkojnë azil, sepse shanset për pranim azili janë zero.
Ndërsa Organizata për mbrojtjen e refugjatëve “Pro Asyl” e cilëson debatin për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia si “përhapje paniku“.“Kjo nuk justifikohet me shifra“, tha zëdhënësja e Pro Asyl për politikat juridike, Marei Pelzer.
“Vërtetë njerëzit nga këto dy vende qysh prej heqjes së regjimit të vizave e kanë më të lehtë të udhëtojnë për në Gjermani e vende të tjera të BE-së, por arsyeja përse ata largohen në radhë të parë ka të bëjë me ‘përjashtimin dhe diskriminimin ekstrem’ të refugjatëve në vendet prej nga ata vijnë”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









