Kosova
Të dielën ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit
Presidenti Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel ditë zie në Kosovë, në nderim të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, i cili sot ndërroi jetë.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, nesër flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton albinfo.ch.
Vokrri, ka vdekur sot pas sulmit që pësoi në zemër. Nënkryetari i FFK-së Agim Ademi ka thënë se varrimi i Vokrrit do të bëhet nesër në Prishtinë në orën 17:00.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se në bazë të kompetencave të tij, ka autorizuar Protokollin e shtetit që të organizojë ceremoni shtetërore të varrimit, në shenjë nderimi për legjendën e sportit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













